Portieri spanjoll, David De Gea, ka një kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e ardhshme, por klubi mund ta vazhdojë edhe një vit.

Loading...

Bisedimet për rinovim nuk janë duke shkuar siç është më së miri.

Këtë e ka pranuar edhe trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë të pamundurën që të mbajnë në skuadër spanjollin.

“Nuk jam besimplotë, nëse De Gea do të rinovojë kontratën me Manchester Unitedin apo jo”.

“Nuk e di çfarë po ndodh dhe për këtë mund të flasë vetëm ndonjë drejtues klubi, apo vetë futbollisti”.

“Ajo që unë, por edhe të gjithë e dinë, janë aftësitë e portierit dhe rëndësia e tij në skuadrën tonë”, ka thënë Mourinho.

Kontrata aktuale favorizon klubin anglez, pasi mund të zgjasë edhe për një vit bashkëpunimin, por drejtuesit e “djajve të kuq” duan ta bindin De Gean të qëndrojë edhe më gjatë në “Old Trafford”.

David De Gea është një nga portierët më të mirë në qarkullim.


 
Loading...