Anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj, ka shpjeguar për MekuliPress, arsyet se përse ka vendosur t`i hyj politikës dhe kandidaturës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Loading...

Për Nitajn, kontributi në gazetari ishte i pamjaftueshëm, andaj edhe ka vendosur të jetë pjesë e skenës politike.

“Kam qenë gazetar për shumë vite në shtypin dhe mediat e Kosovës dhe për 18 vite në BBC. Prej të cilave, 12 vite, kam qenë editor i BBC-së. Kam punuar edhe si pedagog në fakultetin e gazetarisë në AAB. Kam qenë për një mandat Kryetar i Bordit të Universitetit të Prishtinës. Kolumnist në Koha Ditore, Zëri dhe në gazetat tjera. Qëllimi im në politikë është të lë diçka të hajrit e jo të marr prej saj. Kam të mbaruar fakultetin filologjisë: letërsinë. Isha aktiv në jetën publikë për më shumë se 20 vjet. Kontributi në këtë fushë dukej i pamjaftueshëm. Ndaj vendosa të jem aktiv në politikë, gjithnjë i bindur se aty, mundësitë për të ndikuar ishin më të mëdha”, ka thënë Nitaj, për MekuliPress.
Nitaj ka ktirikuar politikat e deritashme qeverisëse.

“Politikat e deritashme qeverisëse në Kosovë, thënë më së buti, kanë qenë jo funksionale. Në jo pak raste, edhe të dëmshme. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e qeverisjes në Kosovë. Deri para dy vitesh, kur i’u bashkova Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kam qenë apolitikë”, është shprehur kandidati i AAK-së për deputet.

Tutje ai ka shfaqur shpresën e tij, që pas 4 vitesh vendi do t`i zgjidhë cështjet e kufijve, liberalizimin, ushtrinë etj.
“Besoj se Kosova, mbas 4 viteve, do t’i ketë zgjidhur çështjet e kuvijve, do t’a ketë marrë liberalizimin e vizave, do t’a ketë krijuar ushtrinë e vet, si dhe, do të ketë hapa të tjerë drejt integrimeve euro-atlantike. Besoj dhe shpresoj që Kosova, do të jetë më e profilizuar si ambient politikë”,ka nënvizuar ai.

Nitaj ka theksuar se për 4 vitet e ardhshme do të duhej përmbyllur edhe cështja e Gjykatës Speciale dhe me këtë të vërtetohej pastërtia e UÇK-së.

“Po ashtu për këto 4 vitet e ardhshme, do të mund të përmbylleshin pretendimet për krime lufte. Dmth, Gjykata Speciale, do t’a ketë përfunduar punën e vet, shpresoj me rezultate që do t’a dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së”, ka përfunduar Nitaj.

/MekuliPress/


 
Loading...