Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Sot, zhvillova bisedë telefonike me presidentin Vuçiq dhe z. Haradinaj, që t’i informojë për konstatimet e takimit të mërkurës të Ministrave të Jashtëm të NATO-së për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg.

Loading...

“Kam theksuar se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë gjakftohtësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çfarëdo deklarate apo veprim provokativ”, ka shtuar  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së.

“Gjatë bisedës me Haradinajn, ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Kam përsëritur se mandati i Forcës së Sigurisë evoluon, dhe NATO duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shtuar Stoltenberg.

“Gjithashtu kam biseduar me presidentin Vuçiq rreth nevojës urgjente që të ulen tensionet. Ua kam rikujtuar të dyve se dialogu i ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, duhet të mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon. NATO mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja”, ka thënë për fund shefi i NATO-së.


 
Loading...