Constantine Mitsotakis, ish-kryeministri i Greqisë, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare. Një nga figurat kryesore të politikës greke të viteve ’80-’90, Mitsotakis rridhte nga një familje me lidhje të forta dhe ndikim politik. Në të dyja krahët e tij, Mitsotakis kishte lidhje gjaku me Elefteros Venizellos. Ai u bë deputet në vitin 1946 dhe vijoi si I tillë deri në vitin 2004, karrierë që arriti kulmin në vitet 1990-1993 kur ai u bë kryeminstër. Mitsotakis ka qenë edhe në Shqipëri dhe konsiderohet se lehtësoi emigrimin e shqiptarëve drejt këtij vendi. Dy fëmijë të tij janë përfshirë në politikë, me krahun e tij, atë konservator: Dora Bakojamis që ka qenë ministre e Jashtme dhe Kyriakos, aktualisht kryetar i Demokracisë së Re.

Loading...

 


 
Loading...