Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Zbigniev Brzenzinski, ish-këshilltar për Sigurinë në Presidencën e Jimmy Carter në SHBA. “Një shërbyes publik i shkëlqyer”, e quajti Carter polako-amerikanin që hyn bashkë me Kissinger ndër njerëzit më me ndikim në mendimin politik të SHBA për çështjet e sigurisë.

Loading...

Ai u lind në Varshavë dhe u arsimua në Kanada dhe u bë i njohur si ekspert për çështjet e komunizmit . këshilltar në administratën e Kennedyt, më pas në atë të Johnson , ai ka disa arritje: marrëveshja e Camp David e vitit 1978 mes presidentit egjiptian Sadat dhe kryeministrit izraelit Begin është një prej tyre. Normalizimi i raporteve SHBA-Kinë në vitin 1978, pas hapjes që bëri Nikson është e dyta. Ai qëndron edhe pas ndërhyrjes ushtarake të dështuar në Iran për lirimin e pengjeve të kapura në vitin 1979 nga Garda Republikane.

Biri i një diplomati polak, Tadeusz Brzezinski, ai mbetet ndër figurat kyçe me një qasje karakteristike antisovjetike. I afërt me qendra si Rand Corporation, Council on Foreign Realtions, ai ka shumë artikuj dhe disa botime, mes të cilëve në shqip librat “Jashtë Kontrollit” dhe “Vizion Strategjik”.


 
Loading...