Ne gëzojmë e bisedojmë sepse jeta jonë është e plotë. Kjo është cilësia e aktivizmit. Të mbajë gjallë të gjitha përmasat e të jetuarit, nga protesta te festa, nga mendimi te veprimi, nga politika tek Arti. Ne synojmë një shoqëri me të gjithë talentet dhe tërë shpëjtësitë e krijimtarisë.

Përsa që nuk e kemi realizuar në shkallë kombëtare, e mësojmë në shkallë organizative e kolektive. Ndaj dhe njerëzit do të vijnë gjithnjë e më shumë drejt nesh. Ata e dinë se jeta duhet të jetohet e plotë dhe e denjë, dhe se të gjithë e kanë të drejtën të bëhen pjesë e një kolektivi të bukur.
Prej universitetit tek organizata, qëllimi ynë është i gjerë dhe ne nuk na mjafton e përditshmja vetanake e rëndomtë, as fyerja e sundimi i tjetrit. Shoqëria është tërësia jonë, kolektivi politik qëllimi ynë, shtrirja jonë është përmbushja historike e brezave.

Loading...

Ne nuk na kënaq ideja e ulët e pushtetit, por vetëm shpresa që vendos fryma në shpirtrat tanë.

Ne jemi anembane Kosovës dhe thjesht, në çdo qytet dhe në historinë e tij, në ermrat dhe datat e tij, jemi në tërl trojet shqiptare me modesti e realizim. Ne shkojme kudo e gjejmë se jemi tashmë aty. Ne jemi vete vendi dhe vendimi. Gjithnjë bashke, dhe bashkë e mundshme. 13 vjet dhe e ardhmja.


 
Loading...