Në prani të profesionistëve shëndetësorë, mjekë, infermierë dhe pacientëve, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka shënuar 31 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple.

 

Loading...

Me këtë rast, u njoftua, se në Kosovë,  ka mbi 1000 pacientë me sklerozë multiple, ndërsa vetëm 100 prej tyre marrin terapi imunomodulatore mbështetëse nga ana e shtetit.

Profesionistë të kësaj fushe,  Nexhmedin Shala, Afrim Blyta dhe specialistë të tjerë të Klinikës së Neurologjisë dhe Shoqatës së Neurologëve, kërkuan nga vendimmarrësit të shikohet mundësia që të ndihmohet kjo kategori e pacientëve për diagnostikim, rehabilitim dhe trajtim  sa më të mirë.

Po ashtu, u kërkua mbështetje me terapi  imunomodulator për të gjithë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në shënim të kësaj dite ishte i pranishëm edhe drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, zëvendësministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini.

Shoqata e Neurologëve të Kosovës,  nderoi  me një mirënjohje drejtorin Gjocaj,  për përkrahje të vazhdueshme për pacientët me sklerozë multiple.

Loading...