Ernest Heminguej e kishte shtëpinë të mbushur me mace, Bajroni i shkroi një poemë qenit të tij, ndërsa Sir Walter Scott i fliste shpesh qenit  sikur të ishte njeri.

Heminguej

Loading...

Shkrimtari i njohur, përveç letërsisë dhe alkoolit, kishte edhe një dashuri tjetër: macet. Kur Heminguej vdiq në vitin 1961, shtëpia e tij ishte e mbushur  me 40-50 mace.

Bajroni

Shtëpia e Bajronit ishte si kopsht zoologjik, megjithatë qeni ishte kafsha e tij e preferuar. Kur qeni i tij i dashur Boatswain u sëmur nga tërbimi, pavarësisht këshillave që të mos i afrohej se mund të rrezikonte veten, Bajroni u kujdes për të. Poeti e varrosi qenin në pronën e tij dhe për të shkroi poemën “Epitaf për një qen”, dy vargjet e fundit të së cilës janë shkruar në pllakën e varrit të qenit. “Për të kujtuar një mik, këta gurë qëndrojnë. Kurrë nuk kam njohur si ai dhe ai prehet këtu”.

Motrat Bronte

Emily Bronte i donte kaq shumë qentë sa thoshte se merrej më shumë vesh me ta sesa me njerëzit. Emily një herë ndërhyri mes një përleshjeje mes qenit të saj dhe një qeni tjetër, ndërkohë që disa burra po vinin baste. Ajo u përkujdes për qenin e saj për ditë të tëra dhe thuhet se Charlotte e përshkroi karakterin e tij te “Shirley”, bazuar në marrëdhënien e Emily-së dhe kafshës.

Mark Twain

Mark Twain ka pasur të paktën 19 mace në familjen e tij, shumica e të cilave ishin ekzotike dhe me emra të çuditshëm, si: Mëkat, Satana, Dembeli. Macja më e famshme e Twain ishte Bambino (Vogëlushja). Kur një herë Bambino u largua nga shtëpia, Twain nxori njoftime në New York Times në kërkim të maces së tij. Për tri ditë me radhë njujorkezët u përfshinë në historinë e maces së humbur të Twain, e cila më në fund u kthye.

Loading...