“Sikur të dëshironim vetëm anëtarësimin në BE, ne këtë do ta arrinim shumë shpejt po ta kishim pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Tomislav Nikoliq.

Loading...

Kryetari i Serbisë në largim, Tomislav Nikoliq ,një javë para se ta braktisë postin dhe atë t’ia dorëzojë Aleksandar Vuçiqit ka folur, me gjasë për herë të fundit në këtë funksion, për Kosovën, transmeton Koha.net.

Ai, në një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus, e ka paraqitur veten njeri të paqes duke thënë, siç përcjell FoNet, se “vetë drejtpërdrejt ka vendosur që në bisedimet me shqiptarët e Kosovës të zhvillohen në nivelin shumë të lartë në mënyrë që “me këto biseda të pengojmë konfliktet dhe të arrijmë te zgjidhje e përbashkët”.

Nikoliq ka thënë se gjatë mandatit të tij Serbia ka arritur marrëveshje për partneritet strategjik me Rusinë, e Kinën dhe ka hyrë në negociata serioze me Bashkimin Europian.

“Përndryshe sikur të dëshironim vetëm anëtarësimin në BE, ne këtë do ta arrinim shumë shpejt sikur ta kishim pranuar pavarësinë e Kosovës ose sikur bashkë me e BE-në të vinim sanksione ndaj Rusisë.


 
Loading...