Sipas gazetës serbe ‘Blic’ kjo ditë është shënuar me një seri skandalesh dhe shkeljeve të shumta të organizatës ndërkombëtare të policisë për shkak të ‘provokimeve’ të delegacionit të Prishtinës.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq i cili kryeson delegacionin serb në Dubai ka thënë se fillimi i seancës së Asamblesë së Përgjithshme është shënuar me tensione nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit.

Loading...

Stefanoviq ka theksuar se shumë shtete anëtare kanë refuzuar që Kosova të jetë në rend të ditës mirëpo pavarësisht kësaj është vendosur të mbetet.

“Pavarësisht kundërshtimit nga një numër i madh i shteteve anëtare dhe Serbisë për të nxjerrë jashtë rendit të ditës Kosovën u vendos të mbetet pikë kyçe. Për fat të keq, edhe pse ne kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se kjo çështje është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ky vendim tregon se rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e vitit të kaluar në Pekin mbetet vetëm një ‘letër e vdekur’”, ka deklaruar Stefanoviq.

Ministri serb ka shtuar se Sekretariati i Përgjithshëm dhe një nga anëtarët e Interpolit vendosën që pozicioni i tyre duhet të jetë mbi ligjin ndërkombëtar dhe mbi vendimet e marra nga vet Asambleja e Përgjithshme.

“Republika e Serbisë vazhdon të lobojë dhe të punojë së bashku me partnerët e saj për të vendosur mbi pranimin e mundshëm të ashtuquajturës Kosovë dhe të mos kaloj përmes votimit të së martës. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë me të gjitha forcat deri në fund. Shpresoj se ne së bashku me vendet që e ndihmojnë Serbinë të kemi sukses për të treguar se votimi i Kosovës në Interpol është një politizim i plotë i organizatës policore e cila është krejtësisht e dëmshme jo vetëm për të drejtën ndërkombëtare por edhe për të gjitha operacionet e ardhshme policore”, ka theksuar Stefanoviq.

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol pritet të votohet të martën.

Loading...