Një aeroplan i vogël me 50 kg narkotikë u ul pa leje në aeroportin Kjeller në Norvegji. Tre burra nga Gjermania dhe Lituania ishin në bord. Sipas policisë norvegjeze, dy prej tyre janë në mesin e viteve ’40, ndërsa i fundit është në vitet e 20-ta. Brenda avionit, policia gjeti rreth 50 kg narkotikë dhe një numër të madh tabletash, shkruan MekuliPress.info

“- Janë gjetur dy valixhe brenda aeroplanit. Konfiskimi nuk ka përfunduar akoma, por është një konfiskim i konsiderueshëm. Ka shumë vite që ne kemi qenë cak i avionëve të vegjël “, thotë Tor Fredriksen, Shef i Seksionit në doganën norvegjeze. Ai tregon se policia ka ngritur një grup të veçantë në Gardermoen, i cili fokusohet në trafikun ajror të aeroplanëve të vegjël.

“Këtu nuk mund të themi se kemi pasur kontrollë të plotë në këto vitet e fundit. Trafiku i vogël ajror është i madh dhe është relativisht e lehtë të anashkalohen kontrollet. Pra, patjetër që është e mundur që ka pasur raste të ngjashme më herët, thotë ai. Të martën e kaluar, policia kreu një veprim tjetër kundër të dyshuarve që do e pranonin drogën. Në një apartament në Oslo arrestuan edhe dy persona të tjerë.

Loading...

“Ka arsye për të dyshuar se këta njerëz janë të lidhur me drogën e konfiskuar në aeroplan”, tha këshilltari i policisë Kristina E Bruusgaard./MekuliPress.info/

Loading...