Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në Podujevë, ka thënë se ky koalicion është koalicion i shpresës dhe punës.

Pacolli po ashtu ka thënë se ndryshe nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, koalicioni tjetër sipas tij, është koalicion i mjegullës, i cili siç u shpreh Pacolli, po dëshiron që të krijoj mjegull tek qytetarët.

Loading...

“T’ju them diçka a e dini pse ujku paraqitet atëherë kur ka mjegull. Këtë e dimë të gjithë, mbrëmë në ora 12:00 u lirua një mjegull mbi kokat tona dhe dikush mendon të krijoj huti tek qytetarët e KOsovës, ta mban qytetarët e Kosovës në mjegull dhe ata mendojnë këtë. Dhe kjo ka qenë tipike për koalicionin tjetër. Ne jemi njerëz të sinqert. Ne mendojmë ta arrijmë Kosovën, me punë, me dinjitet, me dashuri”, ka deklaruar ndër të tjerash Pacolli, raporton “Zeri.info”.

Pacolli duke treguar një barcaletë, se si një plakë dhe një plakë kanë mbetur pa iftar, ai tha se sikurse ky çift i moshuar kur në kohë të iftarit nuk kishte asgjë për të ngrënë njëjtë është edhe siç e quan ai, koalicioni i natës.

Ai ka thënë se ky koalicion ka kopjuar koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

“……Filloi tupani, erdhi iftari, as nuk pat sofër as iftar as asgjë, këto janë premtimet e atij koalicionit tjetër. Koalicioni tjetër koalicioni i natës, i frikës, i cili u formua në orën e fundit në ora 23:59 minuta. Dhe ky koalicion është koalicion i mjegullës. Programi i tyre është kopja jonë. Dhe koalicioni jonë është ai që do të ofroj së paku çdo të punësuar në çdo shtëpi. Çdo i shkolluar do të punësohet. Varet prej tij se a do ta dëshiroj që ta mbaj atë  punë apo jo”, ka thënë ndër të tjerash Pacolli.

Loading...