Një video shumë e veçantë po bën xhiron e botës në rrjet dhe në pak javë është bërë virale.

Bëhet fjalë për një foshnje të sapo lindur, që erdhi në jetë bashkë me plaçentën dhe nuk e kupton se nuk është më brenda mitrës së nënës.

Loading...

Kjo lloj lindjeje është shumë e rrallë dhe kush lind në këtë mënyrë, ndryshe quhet si “i lindur me këmishë”.

Kordoni vazhdon të pulsojë.

Lindja u krye në spitalin Santa Casa di Misericordia në Barretos, Brazil dhe video u shpërnda nga Gih Flor de Lis.

Shumë prej atyre që panë videon, pyetën nëse ishte gjë e mirë ta lije fëmijën ende brenda ‘qeskës’ pa mundur dot të marrë frymë, duke harruar ama gjënë më të rëndësishme: pas lindjes, kordoni i kërthizës vazhdon të ushqejë me substancat ushqyese dhe oksigjen fëmijën për disa minuta.

Shumë profesionistë këshillojnë që kordoni të vazhdojë pulsimin disa minuta para se ta presin dhe kjo, sepse fëmija mund të marrë më shumë hekur që do i lejojë një përshtatje më të mirë kur të dalë jashtë plaçentës.

Lindur me ‘këmishë’

Siç e përmendëm më lart, kjo pamje nuk është diçka e zakontë, pasi normalisht, plaçenta çahet para se të lindë fëmija, në momentin që plasin ujërat.

Pikërisht për faktin se është diçka shumë e rrallë, thuhet se fëmijët që vijnë në jetë në këtë mënyrë, janë të veçantë dhe kanë fat për gjithë jetën.

Sigurisht, kjo është vetëm një konsideratë e njerëzve, teksa shohin diçka të pazakontë. Fati, në këtë rast, është se i vogli nuk e ka kuptuar se ka lindur.

Loading...