Komuniteti shqiptar në Britani të Madhe ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa aktivitete para ambasadës kosovare atje, kështu duke kundërshtuar idenë Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Loading...

“Dikur gjaku rridhte si lum, sot toka shitet pafund”, “Bashkim me Shqipërinë jo me Serbinë”, kanë qenë vetëm disa nga sloganet e kësaj proteste.

Ju sjellim pamje gjatë këtyre protestave që janë organizuar nga aktivisti Arbër Berisha.

Kujtojmë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke insistuar në korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ide kjo që ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka pranuar se Serbia kishte kërkuar disa herë të flitet për një çështje të tillë.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon ta kundërshtojë këtë ide duke e quajtur si plan të vdekur.

Loading...