Gjatë një tubimi me punëotrë shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitae, kryetari i PDK-së Kadri Veseli është ballafaquar me një ngjarje të papritur.

Loading...

Disa studentë, ish-kolegë të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, kanë kërkuar drejtësi për Astritin, i cili vdiq në rrethana ende të pasqaruara përfundimisht, në Burgun e Prizrenit, më 5 nëntor.

Mirëpo, Veseli thirrjet e tyre nuk i ka marrë edhe aq seriozisht. Ai, në mënyrë cinike ka filluar të brohorasë bashkë me studentët emrin e Deharit.

Po ashtu, Veseli ka bërë thirrje që të mos manipulohet me Astrit Deharin, përkundër faktit që gjatë hetimit të vdekjes së tij kanë ndodhur shumë skandale me organet e drejtësisë që janë marrë me rastin.

 


 
Loading...