Parlamenti shqiptar ka më shumë deputetë me grada shkencore sesa Britania e Madhe apo Kanadaja, të cilat kanë maksimumi 1 apo dy të tillë, ndërkohë që vendi ynë ka 24 deputetë me  titullin profesor, doktor shkencash. Problem mbetet verifikimi i këtyre titujve që ligjvënësit shqiptarë, duket se i marrin më lehtë se sa homologët e tyre në vendet e zhvilluara evropiane.

Shqipëria ka më shumë doktorë shkencash në Parlament se sa Kanadaja apo edhe Britania e Madhe. 

Loading...

Nga një vëzhgim i bërë në të dhënat që gjenden lehtësisht online, rezulton se Parlamenti shqiptar ka rreth 24  deputetë me titullin Doktor dhe Profesor me grada shkencore në fushën e shkencës, në mjekësi, biologji, kimi, fizikë nga 140 deputetë që janë në total.

Ndërkohë, krejt e kundërta është në vendet më të zhvilluara si Kanadaja dhe Britania.

Kështu, Parlamenti kanadez ka 338 deputetë dhe vetëm 1 deputet mban titullin Doktor Shkencash.

Sipas Forumit të Politikave Publike, 74% e deputetëve kanë arsim pasuniversitar dhe 13.9% kanë një arsim të mesëm.

Megjithatë, vetëm 4.2% kanë një sfond në shkencë ose inxhinieri, dhe 3.2% e të përfshirëve në politikë kanë diploma të avancuara në fushat mjekësore.

Ndërsa, Parlamenti i Britanisë së Madhe ka 665 deputetë dhe vetëm 2 deputetë mbajnë titullin Doktor Shkencash në fusha të shkencës.

Megjithatë, mbeten ende për tu verifikuar këta tituj shkencorë që me sa duket në Shqipëri merren shumë më lehtë se sa në vendet e zhvilluara të Evropës.

Vetëm kohët e fundit, doktoraturat e tre prej deputetëve të parlamentit shqiptar janë denoncuar si punime të vjedhura.

Këto raste lënë të hapur diskutimin për vërtetësinë e titujve shkencorë të deputetëve.

 Ndër të tjera gjatë verifikimit online përpos numrit të lartë të deputetëve të vendit tonë me titujt doktor dhe grada shkencore, vihet re edhe një CV shumë e varfër e të dhënave të tyre.

Por, nuk mjafton vetëm kaq. Shqipëria do të ketë 7 herë më shumë doktorantë se Britania e Madhe.

Në Shqipëri ka 25, 363 studentë këtë vit akademik dhe 1305 kuota për nivelin e doktoraturës, pra në çdo 20 studentë 1 do të jetë me doktoraturë.

 Ndërsa në Britaninë e Madhe ka mbi 2,5 milionë studentë dhe  18075 kuota për nivelin e doktoraturës,  pra në çdo 140 studentë 1 do të jetë me doktoraturë.

Këto të dhëna njoftojnë se Shqipëria po përgatitet për më tepër shkencëtare se sa vendet e zhvilluara.

Loading...