Divorci i tyre u përfol gjatë në mediat ndërkombëtare, por duket se aktori i famshëm Channing Tatum është kryefjala e mediave rozë, pasi përflitet së është në një lidhje më këngëtaren e mirënjohur Jessie J.

Ai u nda nga bashkëshortja Jenna Dewan para disa muajsh dhe tani 38-vjeçari po frekuenton 30-vjeçaren Jessie J, e cila në fakt ngjan shumë me ish-bashkëshorten e tij.

Loading...

Ndërkohë Tatum dhe Jenna Dewan kanë një vajzë 5-vjeçare të quajtur Everly. Gjithashtu kujtojmë se Channing u takua me Jenna në shesh-xhirimin e filmit “Step Up”, në 2006 e u martuan pas tre vjetësh në një ceremoni idilike në Malibu. Ata njoftuan në prill se po ndaheshin pas nëntë vjet martese.

Ndërsa këngëtarja Jessie J deklaroi kohë më parë se është biseksuale, megjithatë kjo ishte një fazë për të dhe tashmë ka thënë se është në kërkim të një bashkëshorti.

Loading...