Gazetari kontrovers maqedon, Milenko Nedelkovski, ka bërë thirrje në rrjetin social “Facebook” për organizimin e protestave para Gjykatës Themelore “Shkupi 1” për mbështetje të protestuesve të dhunshëm që aktualisht po merren në pyetje.

Loading...

Nedelkovski njihet për opinioin si përkrahës i flaktë i politikave nacionaliste të VMRO-DPMNE-së në krye me Gruevskin, madje duke bërë edhe thirrje për dhunë.

Gjithashtu Nedelkovski ka treguar prirje të urrejtjes për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, duke i ofenduar ata dhe duke i quajtur ardhacak. Ai ka akuzuar Zoran Zaevin dhe LSDM-në për “argatin” që po u bëjnë shqiptarëve, dhe “tradhëtinë” që po i bëjnë Maqedonisë.


 
Loading...