ARTIKUJT E FUNDIT

Gruevski dhe Siguria Kombetare.

Kërcënimet e sigurisë përfshijnë jo vetëm armiqtë konvencionalë siç janë shtetet e tjera,
por edhe aktorët e dhunshëm jo shtetëror të pushtetshëm në mënyrë politike, kriminale, korruptive dhe nacionaliste ekstreme sic është dhe rasti i ish-Kryeministrit Maqedonas dhe kriminelit tashmë në kërkim ndërkombëtar Nikola Gruevski.

Albanofobia që ka treguar ky mbetje sllavo- maqedonase, si pasardhës i organizatës “Narodna Odbrana” ka ndjekur dhe masakruar qindra jetë patriotësh e luftëtarësh shqiptar, duke shkelur disa marrëveshje të imponuara dhe firmosura nga ndërkombëtarët në lidhje me të drejtat e shqiptarëve ne Maqedoni.

Të gjitha këto krime nuk i bëri i vetëm, por në bashkëpunim me Sasha Miallkovin dhe Gordana Jankullovsken, me strukturat e tyre të errëta antishqiptare dhe fatkeqësisht dhe me element “bythlëpirës” e intrigante matrapaze shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Maqedonisë.

Fatkeqësisht dje nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, u raportua se Nikola Gruevski kishte kaluar në Shqipëri në pikën doganore të Hanit të Hotit në datën 11.11.2018, rreth orës 19:11, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Koncepti i sigurisë dhe i ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti kërkon bashkëpunim institucional, infrastrukturë të mbrojtjes së kufijve tokësor e detar, të shërbimeve të inteligjencës (kundërzbulimit, SHIK-ut dhe të policisë kriminale), shërbimeve doganore, etj.

Natyrshëm lind pyetja:

Cfarë kanë bërë të gjitha këto struktura shtetërore ndërkohë që taksapaguesit shqiptarë paguajnë dhe u besojnë këtyre institucioneve të sigurisë dhe personelit të tyre me rastin e hyrjes në mënyrë të paligjshme të njërit nga njerezit më antishqiptarë të viteve të fundit pas vdekjes së Miloshevicit?

Nëse propagandojmë që kontrollojmë kufirin dhe territorin e vendit, si ka mundësi që hyn një person i tillë dhe të gjitha institucionet e sigurisë flenë gjumë!

Si mund të justifikohet Policia me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin??

Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Nuk mund te justifikoheni që personi ne fjale nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaport, pasi të gjitha dokumentat e indentifikimit te kriminelit Gruevski i janë sekuestruar me kohe nga shteti Maqedonas?

Me cfarë dokumentash është indentifikuar, pasi për të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj përfshi dhe ata me status diplomatik në pikat doganore bëhet identifikimi përkatës. Sipas kësaj llogjike, në Shqipëri mund të hyjë kushdo qoftë dhe një nga terroristet e rrezikshëm dhe askush nuk di asgjë dhe nuk mban përgjegjësi!

Si ka mundësi që shërbimet e inteligjences nuk kanë informacione mbi statusin e Gruevskit, ku cdo qytetar ne Maqedoni apo në Shqiperi e di që ai është denuar dhe lëvizjet e tij ishin të monitoruara nga strukturat maqedonase, ndërkohë që shërbimet tona nuk dinin asgjë.

Ky është një turp i madh për shtetin tonë dhe strukturat tona të sigurise dhe kjo qeveri do të ngelet në memorien e Shqiptareve si qeveri e bashkëpunimit me krimin dhe antishqiptarët.

Gruevski duhej ndaluar, por sic duket ndonjë “telefonate” mund t’ja ketë hapur rrugën, ashtu sic ka ndodhur në shumë raste që i është hapur dhe trafikanteve të drogës dhe personave në kërkim ndërkombëtar, apo mos doni të justifikoheni se nuk kemi Minister të Brendshëm??

Shqipëria dhe shqiptarët jane fqinj të përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por fatkeqësisht politikanet e kësaj qeverie duhet të jene të përgjegjshëm dhe jo të përdorin nacionalizmin me elektoratin vetem për të marrë votat.

Kur do të bëhemi shtet?? Për fat të keq, ne nuk e kemi akoma ate!
Ndërgjegjësohuni të dashur bashkëatdhetarët e mi!
Duhet punuar ajo tokë e begatë që na kanë trasheguar të parët tanë, duke shkulur përfundimisht gjembat dhe barërat e keqija.

Shqipëria u takon vetem shqiptarëve patriote dhe të ndershëm!

nga Dritan Demiraj,
Kolonel Ph.Dr. USA/SHBA

MekuliPress.info

Loading...

Azem Syla para gjyqit për rastin ‘Toka

Sot pritet që të vazhdoj shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si “Toka”, ku ish deputeti i PDK-së Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Kujtojmë se Syla është duke u mbrojtur në liri pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndërprerë atij masën e arrestit shtëpiak, për shkak që Prokuroria nuk ka bërë propozim për zgjatjen e kësaj mase.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Ky rast është duke u gjykuar nga gjykatësi, Beqir Kalludra, ndërsa aktakuza ishte ngritur nga Prokurori i EULEX-it, Danillo Ceccarelli, ndërsa tani është duke u përfaqësuar nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Loading...

Spanja planifikon ndalimin e veturave me naftë dhe benzinë

Spanja ka në plan të propozojë ndalimin e shitjeve të veturave me benzinë, naftës dhe atyre hibride, duke filluar që nga viti 2040, në një hap që i bashkon iberikët me një varg vendesh që synojnë shmangien e ndotjes së automjeteve, për të ndihmuar në reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë.

Plani përfshihet në një projekt-dokument për një ligj mbi ndryshimet klimatike, që qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sanchez shpreson t’i paraqesë parlamentit deri në fund të vitit.

“Disa nga ndryshimet më të rëndësishme të nevojshme, ndikojnë në transport”, thuhet në dokument. “Nga viti 2040, regjistrimi dhe shitja në Spanjë e automjeteve të pasagjerëve dhe automjeteve të lehta komerciale që emetojnë direkt dioksid karboni, nuk do të lejohen”.

Pasi të finalizohet, ligji për ndryshimin e klimës do të kërkojë miratimin nga parlamenti, ku Sanchez kontrollon më pak se një të katërtën e vendeve.
Sanchez ka luftuar për të gjetur mbështetje për çdo propozim të madh, duke përfshirë buxhetin e vitit të ardhshëm, përballë opozitës të udhëhequr nga Partia Popullore Konservatore, e cila dominon në shtëpitë e sipërme dhe të poshtme të parlamentit.

Britania dhe Franca tashmë kanë premtuar të ndalojnë makinat e naftës dhe të benzinës nga viti 2040, që do të thotë ndryshime të mëdha për industrinë globale të makinave dhe shtrydhje të fitimeve të prodhuesve të naftës.

Disa politikanë britanikë kanë thënë se Londra duhet të miratojë ndalimin më herët sesa në vitin 2032, një afat ambicioz i miratuar tashmë nga Skocia, ndërsa Danimarka dëshiron të realizojë masën deri më 2030-ën.

Loading...

Anthony Joshua do të mirëpriste përballjen me Oleksandër Usyk

Anthony Joshua është i joshur nga mundësia e përballjes me Oleksandr Usyk gjithnjë sipas menaxherit të tij, Eddie Hearn, i cili thotë se kjo do të ishte luftë mes dy “bishave”.

Kampioni i unifikuar i kategorisë së rëndë ishte në tribuna kur Usyk nokautoi Tony Belleë në fundjavë.

Tashmë 31 vjeçari ka potencuar se dëshiron të luftojë vetëm ndaj më të mirëve në top divizionin e boksit.

“Mendoj se ai është i joshur nga Usyk. Mendoj se atij do t’i pëlqente lufta me Usyk, e mendoj se ai dëshiron që të luftojë ndaj kujt do që vlerëson veten në top nivel”.

“Sfida me Usyk është madhësia. Është vështirë për kë do që të tejkalojë me shkathtësi, dikur Holyfield arriti të bënte një gjë të tillë. Do të ishte luftë e bishave”, theksoi Hearn.

Por, menaxheri i Joshuas ka pranuar se prioritet mbetet lufta ndaj Deontay Wilder më 13 prill të vitit të ardhshëm edhe pse Usyk mund të hyjë në planet për vitin e ardhshëm.

“Varet nga lufta me Wilderin. Mendoj nëse lufta me Wilder nuk ndodh, atëherë mund të luftojmë me Whyte, e më pas edhe me Usyk. Varet nga ajo që Usyk dëshiron të bëjë”.

“Mendoj se Joshua është shumë i vështirë për Usyk. Ai është më i shpejt dhe kompakt, dhe mendoj se Usyk do të bënte më mirë ndaj kundërshtarëve më të ngadalshëm”, deklaroi Hearn.

Ndërkohë Wilder dhe Fury do të përballen pas një muaji në Las Vegas për titullin e më të mirit në WBC, e fituesi pritet të ndeshet me Joshuan për t’i unifikuar titujt.

Loading...

Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare

 

Portreti i babait të tij, rilindësit Abdyl Frashëri, varej në muret e shkollave në Shqipëri, ndërsa ai, i biri, konsiderohej armik i popullit gjatë komunizmit.

Historia e Mit’hat Frashërit, i njohur më tepër me pseudonimin e tij Lumo Skëndo, është një nga paradokset e shumta të shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist.

I detyruar të largohet nga Shqipëria në vitin 1944, si kundërshtar i Partisë Komuniste, vdiq në 3 tetor të vitit 1949 në Nju Jork të Amerikës. Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, veprimtaria dhe jeta e tij u la në harresë të plotë. Kreu i Kongresit të Manastirit, nënshkrues i Dokumentit të Pavarësisë, ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit, ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në vitet 1923.1925 në Athinë, e më pas një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, nuk u bë pjesë e asnjë kurikule shkollore në Shqipëri.

Por, ai njihet edhe si një nga njerëzit që kishte një nga bibliotekat më të mëdha. Mbas çlirimit të Shqipërisë u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mit’hat Bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot, rreth 40 mijë vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Më poshtë mund të lexoni pesëdhjetë thënie të këtij shqiptari me vlera të mëdha.

• Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

• Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe.

• Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë.

• Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.

• Cili duhet të jetë ideali ynë? Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.

• Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

• Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

• Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

• Hiqe veten si pak të mençur dhe kap të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

• Mos u hidhëro po të shkojë tjetri para, edhe pse nuk ndenj dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.

• Është i lumtur ai që di dhe mund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë.

• Që ta zgjojmë frymën e iniciativës, duhet të pushojmë së shpresuari gjë prej qeverisë.

• Disa njerëz nuk e duan bisedimin, po u pëlqen vetëfjalimi (monologu): ata këmbëngulin në idetë e tyre dhe marrin vrapin mbi tezën që u pëlqen. Në gjuhen frënge ka një shprehje të bukur për të tillët: “U pëlqen të dëgjojnë veten e tyre”.

• Bisedimi është një dëfrim shpirti dhe mendjeje, që ndien njeriu duke rrëfyer mendimin e tij dhe duke dëgjuar të tjerët, me pak dëshirë, me çelje zemre, mbase, nga njëherë edhe me pak diplomatëri, si lodra e shahut.

• Pak njerëz dinë dhe ndjejnë shijen e bisedimit, për të cilin duhet më parë të jemi tolerantë, pa këmbëngulje, të matur dhe pa inat.

• Fatkeqësi e njerëzisë vjen nga mungimi i vullnetit. Ai ndalon perfeksionimin moral dhe s’na lë të korrigjojmë të metat tona…

• Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës të zezë.

• Është një virtyt i madh të duam të jemi, ashtu si duam, të dukemi ose të rrëfehemi ashtu si jemi.

• Ena kallajiset së brendshmi.

• Miqësia s’bëhet kurdoherë me të ngjarë dhe me simpati të karakterit; shumë herë bëhet me të ditur të bëjmë lëshime për mikun, të dimë ta duam ashtu si është, me të mirat dhe të ligat e tij.

• Të endurit matet me kut, lëndët me okë dhe koha me ngjarje.

• Që të mund njeriu të jetë kurdoherë i ndershëm, të mbajë kundër çdo ngjarjeje dhe rënieje ndershmërinë dhe integritetin e tij, duhet ta marrë në sy që të mund të rrijë një ditë me këpucë të vjetruara dhe hajë bukë e djathë.

• Çdo njeri që është në mizerje, s’është padyshim kurdoherë i ndershëm, po ai që s’duron dot mizerjen dhe privacionin, s’mund që të mbajë ndershmërinë e tij.

• Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

• Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

• Çdo përparim vjen nga idetë e përparuara, nga idetë e reja.

• Ka natyra të frikshme, të dobëta, që tremben prej realitetit dhe pëlqejnë krimbin e dyshimit. Janë si ata që duan më mirë t’u dhëmbë gjithnjë dhëmballa, se sa ta durojnë një herë dhembjen e të qiturit.

• Entuziazmi, besimi i plotë te mendimi, dëshira dhe inspirimi i minutës, padyshim na shtie shumë herë në faje dhe gabime.

• Mësoni të kurseni kohën, mësoni mirë përdorimin e kësaj gjejë të vlefshme që i thonë kohë… Harrojmë se ditët tona janë të matura dhe se gërshëra e shtrigës kohë është gjithnjë gati të presë fillin e gjëllimit…

• Mbrëmjeve, pa fjetur, shiko hesap e vështro ç’ke bërë ditën dhe, në qoftë se të ka ardhur një mendim i ri, në qoftë se ke ndjerë një gjë të re, mos e këqyr si të humbur atë ditë: je me fitim.

• Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa më poshtë. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësia.

• Gruaja na robëron me dobësitë dhe jo me vullnetin e saj. Sa më pak Fuqi të duket se ka gruaja, aq më tepër sipëri ka mbi ne.

• Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

• Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë .Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

• Fatkeqësi që njeriu ka pak ambicie dhe shumë kotësi.

• Njerëzit që s’gjejnë mjaft interes tek vetja e tyre, merren me punët e botës.

• Feja, mëmëdheu, prona. Por, jo vetëm mëmëdheu, edhe feja vetë prej frymës së pronës rrjedhin.

• Fjalët dhe frazat janë kufoma pa jetë: Stili u jep shpirt. Ky shpirt që vëmë në stil, është uni.

• Vetëm një proverb të mirë di: “Trimi i mirë me shokë shumë”. Po,r kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: “Trimi i mirë me shokë… pak!”

• Gjithë fatkeqësia vjen kur njeriu kërkon të rrojë pa fituar, të fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur.

• Dhembja më e madhe është pikëllimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.

• Shpeshherë zemërimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.

• Njeriu ka nevojë për dashuri: të dojë dhe të duhet.

• Komunizma është një sëmundje e tmerruar, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut.

• Patriotizma është një egoizëm. Ajo ndjenjë na shtyn të kërkojmë madhërinë dhe nderin e kombit, se tek ajo madhëri e tek ai nder do të gjejmë ne vetë madhërinë, lumturinë dhe nderin e secilit.

• Njerëzit e një kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi yt më nxin edhe faqen time.

• Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

• Gjithë vlefta, gjithë fuqia, gjithë virtyti në këtë botë është, puna.

• Shqiptari ikën jashtë Atdheut me lehtësi, jo se ai emigron, po ai shkon të kërkojë fatin gjetiu dhe është mbase ky eksod që pengon vendlindjen e tij që të kultivohet më mirë.

• Në punë kije për lavdi të jesh shërbestar. Ji i lumtur kur bën një send të dobishëm, pa le të mos e dijë bota.

Loading...

Kurrë mos i besoni një shoku fals, që bën këto 6 gjëra

Miqtë e rremë dhe njerëzit e rremë në përgjithësi vetëm duan të marrin, pa dhënë asgjë. Ju mund të përfundoni duke u ndjerë të shteruar nga energjia, pasi keni kaluar kohë me ta. Ja 6 gjëra që janë shenja të qarta që keni të bëni me një mik të rremë.

1. Një oportunist-Ky person do t’ju premtojë se do të kalojë kohë, madje do të planifikojë detajet dhe kur të vijë koha, mund të mos vijë ose të mos shfaqet kurrë. Kjo do të thotë se nuk e vlerëson kohën tuaj dhe shoqërinë tuaj, sepse ata kanë zgjedhur një mundësi tjetër, që mendojnë se është më mirë për ta.

2. Vetëm flet për veten e tij / saj-Njerëzit e rremë janë narcisistë, dhe çdo gjë që thonë, ka të bëjë me ta. Edhe nëse jeni duke folur për diçka që ju krenoheni, ata do të gjejnë një mënyrë për ta kthyer bisedën, për veten e tyre.

3.Vazhdimisht varet tek ju për mbështetje emocionale-Kur ju jeni i vetmi person që mund të telefonojë, ju telefonon, sepse e di që nuk do t’i refuzoni. Ata janë të vetëdijshëm se ju do t’i lejoni që të humbasin kohën tuaj për ta, sepse as nuk u bëhet vonë. Qëllimi i tyre i vetëm është t’ju përdorë, në mënyrë që të mund të ndihen mirë për veten e tyre.

4. Bëjnë thashetheme-Kanë diçka të keqe për të thënë, për pothuaj këdo, edhe nëse nuk është e vërtetë. Thashethemet nuk janë kurrë të mira, dhe flasin më shumë për atë që i bën, se sa për atë për të cilin flitet.

5. Ju vë në lojë dhe ju komplimenton njëkohësisht-Zakonisht bëjnë shaka kur ju komplimentojnë, se duan që t’ju vënë në lojë para të tjerëve. Ata ju duan në jetën e tyre, por gjithësesi mendojnë keq për ju. Kjo është një teknikë manipuluese, të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje.

6. Ju bëjnë të zgjidhni ata, në vend të miqve të tjerë -Përderisa janë narcisistë, do përpiqen t’ju bëjnë që të jeni në dispozicion të tyre gjatë gjithë kohës. Kjo mund t’ju kushtojë humbjen e miqve të vërtetë, kështu që mos bini në kurth.

Loading...

Vetëm mjaltë dhe kos, maska për të cilën fytyra ju thotë: “Faleminderit”!

Nuk është e nevojshme që të shkoni në sallone bukuri apo të shpenzoni shuma të mëdha parash, por mund të bëhet lehtësisht në kushte shtëpie dhe me dy përbërës që mund të gjenden shumë lehtë.

Ju nevojitet vetëm pak kos dhe mjaltë.

Ajo çfarë duhet të bëni është thjesht të përzini këto dy përbërës në një tas të vogël dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë, duke shmangur rreth buzëve dhe syve.

Mbajeni në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Këtë maskë aplikojeni një herë në dy javë.

Pse Kosi?

Kosi është një ushqyes mjaft i mirë për çdo lloj lëkure.

Maskat me kos, të paktën për 10 minuta, janë ndër më të këshilluarat në botën e kozmetikës.

Kur kombinohet me mjaltë arrin shumë efekte njëkohësisht: hidratues, zbardhues, antirrudhë, njëtrajtues ngjyre të lëkurës, antiakne, kundër shenjave, mbyll poret e mëdha.

Pra, maskën më lart, kaq të thjeshtë në përgatitje, mund ta përdorni për të gjitha këto probleme fytyre…

Pse mjalti? Na lini ta shpjegojme gjate…

Përfitimet e mjaltit në produktet e bukurisë janë të pafundme.

Mjalti ka qënë përdorur për trajtime bukurie për shekuj me rradhë.

Efekti i dobishëm i mjaltit në lëkurë ka një reputacion shekullor.

Mjalti përdoret për të parandaluar rrudhat dhe për të mbajtur tonin e lëkurës të zbehtë.

Sot, shumë kremra kanë përmbajtje mjaltin.

Mjalti ka një efekt zbardhues, ushqyes dhe anti-rrudhë.

Mjalti e mban fytyrën tuaj si mjalti, të pastër, të butë dhe të hidratuar.

Mjalti është një lëng i ëmbël i prodhuar nga bletët nga nektari që ato mbledhin nga lulet.

Ai është i përbërë nga glukoza, fruktoza, dhe minerale siç jane:hekuri, kalçiumi, fosfati, natriumi, klori, kaliumi dhe magnezi.

Mjalti gjithashtu është mjaft i pasur me vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6.

Së bashku me shumë përfitime shëndetësore, mjalti është shumë i vlefshëm për qëllime të bukurisë.

Mjalti është tepër efikas per:

1-Parandalon shenjat e moshës.

Duke qënë një burim i mirë antioksidantë, mjalti mbron lëkurën tuaj nga dëmtimi qelizave për shkak të radikalëve të lirë.

Radikalet e lira mund të përshpejtojnë proçesin e plakjes dhe mund të kontribuojë në rrudhat.

Ai gjithashtu mban lëkurën të mirë-hidratuar dhe të rinuar.

 

2-Zbeh njollat.

Njollat e çdo madhësie janë të shëmtuar për t’u parë.

Nëse jane në një pjesë të dukshme të trupit, shumë njerëz do të kërkojnë mënyra për të shpëtuar prej tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa njollat janë të vështira për të trajtuar, ju mund të përdorni produkt me perberes mjaltin për të minimizuar pamjen e tyre.

Mjalti rrit shërimin dhe rigjenerimin e indeve dhe ndihmon rigjalljen e qelizave te lëkurës.

 

3-Trajton sëmundjet e lëkurës.

Psoriaza është një sëmundje auto-imune që ndikon në qelizat e lëkurës.

Ajo shkakton skuqje, flluska, kruajtje të lëkurës.

Mjalti mund ta trajtojë këtë sëmundje, ai mund të zbusë lëkurën, redukton dhe mbron lëkurën e dëmtuar nga infektimi.

 

4-Shëron prerje të vogla dhe plagët.

Mjalti është përdorur edhe për të trajtuar prerje të vogla dhe plagë.

Ndihmon lëkurën të nxjerrë lëngun larg nga zona e prekur për të përshpejtuar kohën e shërimit.

Parandalon rritjen e mikro-organizmave dhe ul rrezikun e infektimit.

Një studim i 2013 vëren se mjalti është efektiv si një trajtim i ditës për plagët akute.

Megjithatë, kjo nuk është efektive për trajtimin e plagëve kronike, të tilla si ulçerat e lëkurës dhe plagët e infektuara kirurgjikale \.

 

5-Lufton aknet.

Aknet krijohen për shkak të sekretimit të vajit të tepërt dhe pluhurit të cilat bashkohen dhe bllokojnë poret e lëkurës që krijojnë një terren të lulëzuar për bakteret.

Mjalti është një agjent fizik antibiotik dhe anti- inflamator, që mund të reduktojë simptomat e akneve dhe parandalon infeksionet.

Ai gjithashtu mban lëkurën tuaj te hidratuar, për shkak të ushqyesve të shkëlqyer të pranishëm në të.

 

6-Zbut buzët e plasaritura.

Buzët e buta janë një tjetër element që duhet të shtoni në bukurinë tuaj, dhe mjalti është një përbërës i madh për të parandaluar ose trajtuar buzët e thatë dhe të plasaritura.

Aftësia hidratuese e mjaltit mund të ndihmojnë në rikthimin e lagështirës së humbur në buzët tuaja për të parandaluar çarje të dhimbshme.

Plus, ajo do të zvogëlojë rrezikun e infeksionit nga buzët e plasaritura .

 

7- Mban duart e buta.

Duart e thata janë një problem shumë i zakonshëm që mund të zgjidhen me mjaltë.

Mjalti ndihmon për t’i mbajtur duart tuaja ekstra të butë dhe të qetë.

Plus, ajo ndihmon për të luftuar dëme të lirë radikale, për të parandaluar shenjat e plakjes nga duart tuaja.

 

8-Trajton djegiet e vogla.

Ju mund të përdorni mjaltin për të trajtuar djegie të vogla apo të shkallës së parë që janë të shënuara me skuqje dhe ndikojnë vetëm shtresat e jashtme te lëkurës.

Për shkak të antibakterialeve dhe anti-inflamatorëve, mjalti redukton shpejtë enjtjet, ndihmon në parandalimin e infeksionit dhe përshpejton shërimin e përgjithshëm.

Gjithashtu zvogëlon shanset e plagëve në zhvillim .

 

9- Trajton strijat.

Mjalti përmirëson elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit, kështu që lëkura mund të rifitojë qëndrueshmërinë e saj.

Mjalti ndihmon ne prodhimin e kolagjenit, i ofron qendrueshmeri lekures, dhe e ben me elastike dhe te hidratuar.

Loading...

Skandali i zbuluar nga media, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit në Çeki

Pushteti i kryeministrit çek Andrej Babis u duk më i dobët se kurrë të enjten në mbrëmje, pasi mijëra protestues kërkuan dorëheqjen e tij në sheshin kryesor të Pragës, ndërsa partnerët e tij të koalicionit vijojnë debatin nëse do të lënë qeverinë.

Presioni ndaj tij pasoi një raport mediatik, në të cilin djali i Babisit tha se babai i tij donte që ai të angazhohej fshehurazi për të penguar një hetim penal ndaj Babis dhe dy prej fëmijëve të tij, me dyshimin se ata ndikuan në mënyrë të paligjshme në një subvencionim prej 2 milion eurosh dhjetë vjet më parë.

Opozita reagoi duke thirrur një mocion mosbesimi në parlament, ndërsa kreu i këtij institucioni paralajmëroi se mbajtja e kësaj seance mund të planifikohet për më 23 Nentor, ndonëse rezultati duket i pasigurt në favor të kryeministrit aktual.

Babis, një biznesmen miliarder dhe politikani më popullor i vendit anëtar i BE-së dhe NATO-s, ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje dhe ka hedhur poshtë raportin, të botuar nga faqja e internetit Seznam.cz, si pjesë e një fushate mediatike kundër tij.

Në sheshin e Pragë, disa mijëra protestues u dëgjuan të thërrisnin “dorëheqje” dhe “turp”. Disa tundnin flamuj çekë dhe të BE-së, si dhe mbanin slogane duke përfshirë “Poshtë Babis”.

Socialdemokratët e qendrës së majtë, një partner koalicioni i partisë ANIS të Babisit në administratën, po shqyrtojnë “të gjitha opsionet” lidhur me veprimet e mëtejshme, tha kreu i partisë Jan Hamacek.

“Situata është serioze, informacioni është thelbësor dhe ne duhet të shqyrtojmë qasjen më të përgjegjshme”, tha Hamacek për Televizionin Çek.

Loading...

Prokuroria Speciale rihap rastin e Vasfije Krasniqit

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, tha se ka marrë vendim që të rihapen hetimet për rastin e dhunimit të Vasfije Krasniqit Goodman nga forcat serbe gjatë luftës.
Hajdari tha në “Jeta në Kosovë” se rihapjen e rastit e ka bërë mbi bazën e përgjegjësive komanduese.

“Rasti i Vasfije Krasniqit është rihapur. Unë kam vendos me rihap rastin e saj mirëpo jo kundër kryesve në fjalë sepse ndaj tyre procedura ka përfundu me aktgjykim të formës së prerë, nuk kam mundësi, nuk kam asnjë bazë ligjore, asnjë mundësi ligjore, me paraqit mjet të jashtëzakonshëm. Unë kam vendos me rihap rastin mbi bazën e përgjegjësive komanduese, sikurse që do të veproj dhe jam duke vepruar edhe në rastet e tjera të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se njëra ndër arsyet e rihapjes së rastit të Vasfijes është sepse dhunimi është përdorur si armë nga armiku.

“Po e bëj këtë sepse e kanë kry dhunimin gjatë luftës, ka qenë mjet i luftës, ka qenë një prej metodave të luftës. Nuk kanë ndodhur këto dhunime në Kosovë rastësisht, nuk janë incidente të izoluara. Janë siç e thash armë të cilën armiku e ka përdorur gjatë luftës”, ka treguar prokuroja.

Drita Hajdari tha se e ka bërë kërkesën e saj në Polici.

“Kam lëshuar një kërkesë, një autorizim Policisë, Njësisë së hetimit për krimet e luftës, ku i kam përcaktuar taksativisht detyrat dhe veprimet që ata duhet t’i ndërmarrin në këtë rast, mes te tjerash prapë kanë me u intervistu dëshmitarët okularë, ndoshta edhe Vasfija në të ardhmen”, tha Hadjari.

Ajo po ashtu ka thënë se këtë vendim e ka marrë më rastin e dëgjimit të rrëfimit të saj në medie, të cilën e ka ftuar edhe personalisht në zyrën e saj.

Loading...

Candreva kritikon paraqitjen e Interit dhe mungesën e minutazhit

Antonio Candreva ka pranuar se paraqitja e Interit ndaj Atalantas nuk ka qenë sipas standardeve dhe ka thënë se ai ka pak minutazh.

Nerazzurët fituan shtatë ndeshje rresht në Serie A derisa u ndalën në Bergamo duke u demoluar me rezultat 4-1.

“Ne e dimë se ajo paraqitje nuk ishte sipas standardeve, por është vështirë të flitet tani. Ne jemi në dijeni për fuqitë tona. Ne jemi Interi dhe duhet të fokusohemi”.

“Këtë sezon ne kemi më shumë besim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Është e vështirë për të gjithë të luajmë në Bergabmo, por ne kemi pranuar dy gola në fund sepse provuam shumë që të kthehemi në lojë”.

“Ne duhet të shkojmë përpara dhe të kuptojmë se asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Ne kemi humbur pikë ndaj ekipeve më të ulëta, kështu që Frosninone duhet të mos nënvlerësohet”.

“Nuk është lehtë për mua, sepse nuk jam i kënaqur që nuk po luaj. Interi ka aq shumë lojtarë të mirë dhe unë thjesht siguroj se jam gati të luaj kur do që kërkohet”, u shpreh Candreva.

Interi për ndeshjen me Frosinonen ka paralajmëruar stadium të stërmbushur me rreth 60 mijë tifozë të pranishëm.

Loading...