Shkrimtari, njëherësh babai i disa fëmijëve, Mike Berry, shkruajti në blogun e tij se përse gruaja i interesonte më shumë se sa fëmijët e se çdo familje duhet të adoptojë këtë përqasje.

Artikulli u bë shumë i famshëm dhe njerëzit u ndanë në dy grupe: në atë që e sulmoi autorin dhe atë që u frymëzua prej ti dhe ndryshoi mënyrën e të menduarit. Mike dhe gruaja e tij Kristin kanë adoptuar dhe po rrisin 8 fëmijë. Kanë një martesë të lumtur 17-vjeçare dhe merren me punë sociale duke ndihmuar familje të tjera që e kanë të vështirë të gjejnë harmoninë.
Është zakonisht ora 8:30 kur u jap dy vajzave të mija adoleshëente paralajmërimin e funditdhe është ora 9 e darkës kur u them se është koha për të shkuar në dhomën e tyre. E bëj këtë çdo mbrëmje. Ato më kundërshtojnë ende duke thënë: “Përse duhet të shkojmë në shtrat që në orën 9? Ne nuk jemi ende fëmijë”.
“Nuk po them që duhet me domosdoshmëri të flini, thjesht po ju kërkoj të largoheni nga dhoma e ndenjes. Mami dhe unë s`e kemi parë njëri-tjetrin përgjatë gjithë ditës e s`kemi folur sepse kemi qenë në punë. Na duhet pak kohë për të qëndruar të dy”, i them.
Sinqerisht, nuk e mbaj mend sa vite kam që e ndjek këtë rregull. Kemi 15 vjet që jemi prindër dhe ata asnjëherë nuk kanë marrë kohë nga koha jonë, domethënë ajo e të dyve bashkë. Gruaja dhe unë shpenzojmë shumë kohë me fëmijët, por asnjëherë 24 orë në shtatë ditë. Ne i duam fëmijët tanë dhe sigurisht ata janë shumë të rëndësishëm në jetët tona. Ata na kanë gjithmonë aty për t`u mbështetur. Po përpos fëmijëve ka edhe diçka që quhet “Ne”. Pra është marrëdhënia jonë. Kristin dhe unë gjithmonë jemi kujdesur që martesa të jetë e fortë dhe e shëndetshme. Dhe kemi katër arsye përse:
Sepse një martesë e lumtur është themeli i shtëpisë
Fëmijët nuk janë themeli i familjes suaj. Ata janë pjesë e madhe e saj por nuk janë ata që e mbajnë këtë strukturë kaq kaotike që ne e quajmë familje. Pjesa më e rëndësishme e familjes jeni ju dhe gruaja juaj. Ju keni përgjegjësi mbi supe. Dhe fëmijët zgjedhin të kalojnë shtigjet e tyre në bazë të shembullit tuaj.
Përpara atyre ishim vetëm ne
Para se të ekzistonin ata, ishim vetëm ne të dy. Ramë në dashuri, lamë orët e mësimit së bashku, folën për shumë kohë e shumë netë në telefon dhe pastaj vendosëm të ishim së bashku përgjithmonë. Ishim në fillim të rrugës kur filluam gjithë këtë gjë të madhe që quhet familja. Pastaj erdhën fëmijët tanë të bukur. Sigurisht, jemi të lumtur që i kemi ata. Por martesa jonë është e shenjtë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë.

Loading...


Pas atyre, do jemi sërish vetëm ne
Asgje nuk zgjat pergjithmonë. Do vijë një moment kur fëmijët të rriten dhe të largohen ngafoleza jonë. Unë s`e di për të tjerët, por në shtëpinë time nuk ka vend për një fëmijë 30- vjeçar. Pra, kur ata largohen nga shtëpia jonë, e të krijojnë familjet e tyre, dua që marrdhënia me gruan time të jetë aq e fortë dhe intime sa në fillim. Dhe për të pasur një të ardhme të tillë ne duhet të përpiqemi që tani. Marrdhënia jonë duhet të jetë prioritet. Natyrisht, nuk është aq e lehtë sa duket.
Ne duhet të japim një shembull
Siç e kam përmendur edhe më sipër, fëmijët na shohin dhe mësojnë prej nesh. Ata bëjnë atë që bëjmë ne dhe shikojnë çdo hap. Shpesh them, “Ne po rritim të rriturit dhe jo fëmijët.” Sërish s`e di për ju, po unë dua që fëmijët e mi të rriten me një qëndrim normal ndaj takimeve romantike, dashurisë dhe familjes. Dhe dua që martesa jonë të jetë një shembull për ta. Kështu që, gruaja ime vjen para fëmijëve të mi. Ata janë shumë të rëndësishëm, por pas gruas sime.
Në fund të ditës, ne të gjithë jemi të lodhur dhe të tensionuar. Dhe po, fëmijët kanë nevojë për ne, ata janë me të vërtetë të rëndësishëm. Më shumë se hobit, miqtë apo puna juaj. Dhe duhet të kujdeseni për ta. Por kujdesni së pari për marrëdhënien tuaj. Kur fëmijët shohin se prindërit e tyre e duan njëri-tjetrin, janë totalisht të sigurtë se prindërit i duan edhe ata.
Kemi orare të çmendura dhe na mungon koha e lirë. Gjithsesi me fëmijët kalojmë pjesën e mbetur të ditës. Dhe kjo është arsyeja pse une u kërkoj atyre të shkojnë në dhomat e tyre në orën 21:00 çdo mbrëmje. Kjo është arsyeja pse gruaja ime dhe unë kemi një takim vetëm të dy, dy herë në muaj. Sepse ka shumë rëndësi për ne. Kjo është arsyeja pse gruaja ime vjen përpara fëmijëve të mi.

Loading...