ARTIKUJT E FUNDIT

Real Madrid e shokon Chelsean me ofertën për Eden Hazard

Real Madrid ka kohë që po e kërkon Eden Hazardin, andaj shpreson ta mbyll transferimin e tij në verë.

Skuadra spanjolle do t’i ofroj Chelsea 100 milionë euro, pasi kontrata e belgut skadon në vitin 2020, përcjell MARCA.

Blitë kërkojnë 120 milionë euro nga shitja e tij, mirëpo Real Madridi është i vendosur ta ofroj atë shumë.

Madrilenët nuk do të paguajnë më shumë se 100 milionë, ndërsa blutë e kanë shansin e fundit ta shesin Hazardin në një shumë të lartë.

Loading...

Greva e SBASHK-ut po cilësohet e paarsyeshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka vendosur që të vazhdojë grevën mirëpo, ky vendim po shihet i paarsyeshëm.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, vendimin për vazhdimin e grevës në arsim po e cilëson si të paarsyeshme.

Përmes një njoftimi për media, AVONET e ka cilësuar SBASHK-un një grup me interesa personale, ndërkaq vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave e ka cilësuar si respekt për sistemin arsimor.

“Vendimi i kryeministri të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rritje të pagave tregon se institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë këtë sektor, andaj AVONET, kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën dhe të filloj mësimin dhe po ashtu kërkojmë nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë i AVONET pa ndërhyrje:

Greva e pa arsyeshme, SBASHK-u një grup me interesa personale!

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen me të cilën ka krijuar SBASHK-u, duke mos zhvilluar procesin arsimor në Republikën e Kosovës.

Një gjendje jo e mirë e cilësisë në arsim, me shumë probleme, mos angazhim i duhur i mësimdhënësve, nuk ka arrit të kemi një cilësi të duhur në këtë sektor, po ashtu SBASHK-u ka iniciuar të këtë greva, që drejtpërdrejt pësojnë nxënësit, studentët, këto pasojë duhet të jetë një përgjegjësi e madhe e krerëve të SBASHK-ut.

Sipas një analize të bërë del që mësimdhënëseve nga viti 2003 deri më tani ju është rrita rroga në vazhdimësi, por jo disa nga sektorët e veçantë si janë inspektorët, mjekët, policë, pjesëtarët e FSK-së, zjarrëfikësat, shërbyesit civile, e shumë të tjerë të cilët kanë pasur rezultate më shumë se sa sektori i arsimit.

Vendimi i kryeministri të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për rritje të pagave tregon se institucionet e Republikës së Kosovës respektojnë këtë sektor, andaj AVONET, kërkon nga SBASHK-u të ndërpres grevën dhe të filloj mësimin dhe po ashtu kërkojmë nga kryetarët e komunave që të kërkojnë përgjegjësi prej udhëheqësve të shkollave për të filluar mësimin. 

Loading...

Librat ju ndihmojnë të luftoni ankthin dhe depresionin!

Çfarë të lexoni dhe çfarë të evitoni

Librat na shpëtojnë nga ankthi, janë antidotët perfektë. Nuk e themi vetëm ne, e thotë shkenca dhe mbi të gjitha e thonë ata që e kanë provuar vetë ç’do të thotë të jetosh çdo ditë me ankth dhe prag depresioni.

Shkrimtari Matt Haig, në një artikull të detajuar në “Telegraph“, ka treguar historinë e jetës së tij. Në moshën 24-vjeçare u bë pre e një depresioni të rëndë. Çdo gjë në jetën e tij dukej sikur shkonte mirë, derisa një ditë, papritur, çdo gjë ndryshoi. Në pak ditë, u diagnostikua me depresion.

I mbytur në dëshpërim, iu dorëzua mjekësisë. Por ishte e dashura e tij që nuk e braktisi, përkundrazi në ato kohë të errëta e nxiti të niste të lexonte.

Mori një libër që e dinte përmendësh, aq shpesh e kishte lexuar gjatë adoleshencës. Në fillim e kishte shumë të vështirë të përqendrohej, por faqe pas faqeje, me këmbëngulje dhe pa u dorëzuar, barrierat që i dukej sikur i kishin zënë rrugën filluan të bien. Ose, mbase, Matt po mësonte të kapërcente më lart, më shumë….

Mendimi i ekspertëve: Ekspertët bien të gjithë dakord se librat ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe depresionit. Të urtët, filozofët, sipas tyre, ndihmojnë pasi të ndërgjegjësojnë mbi situatën në të cilën gjendesh, por nuk mund të të ndihmojnë të ndryshosh gjendjen emocionale. Këtë e bëjnë shumë mirë romanet.

Librat që duhen lexuar: Ka libra që të ndihmojnë dhe ata që duhen evituar. Në kategorinë e parë janë së pari librat që ju vetë e kuptoni se ndihmojnë. Mund të jetë ai libri që për vite të tëra e lexonit thuajse çdo vit. Kthejuni atij, nuk ka rëndësi për çfarë flet. Fakti që e keni lexuar aq shumë e ka një arsye.

Libra të tjerë që mund të lexoni janë  “Ha, lutu dashuro”. Është libri perfekt për “braktis gjithçka dhe ik”. Protagonistja e librit, Liz, nisët në një udhëtim nëpër botë dhe brenda vetes.

“Sekreti” – mund të të pëlqejë ose jo, kjo nuk ka rëndësi. “Sekreti” është të të mbushë me energji pozitive.

Të gjithë librat me ilustrime. Ç’të keqe ka të kthehesh edhe një herë në fëmijëri?

Librat që duhen evituar: Nëse ankthi po jua vështirëson jetën, larg librave të verdhë, me spiunazh. Për t’u evituar janë ekzistencialistët dhe filozofët, Sartri, Kafka, Kamy: pyetjet e tyre mbi jetën dhe ekzistencën e njeriut, në vend që t’ju ndihmojnë do të bëjnë të kundërtën.

Përgatiti: Elona Qose

Loading...

Ngrin liqeni në Pukë. Bashkia jep alarmin: Fëmijët në rrezik nga shkrirja e akullit

Ngrirja e Liqenit të Pukës ka alarmuar bashkinë. Kryebashkiaku thotë se shkrirja e akullit mund të përbëjë rrezik për fëmijët, ndërkohë që në veri e bllokuar vijon të jetë vetëm zona e Thethit.

Për herë të parë ka ngrirë Liqeni i Pukës. Kryebashkiaku i qytetit theksoi se këtë vit ra një sasi e pazakontë dëbore dhe pati ulje të madhe temperaturash.

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj tha për Top Channel: “Situata e krijuar nga moti keq solli jo pak problematika. Liqeni na është kthyer në problem nëse nuk i kushtojmë kujdes. Ngritja e temperaturave këto dy ditë ka krijuar situatë të vështirë, pasi rrëshqitja e borës bëhet e rrezikshme për mjetet dhe kalimtarët”.

Loading...

E përditshmja britanike ‘The Sun’: Çështje kohe para se Shqipëria të bëhet ‘Kroacia e Re’

Shqipëria jonë vijon të cilësohet nga shumë media prestigjioze si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë këtij viti. Së fundmi është ‘The Sun’, ajo që e rendit vendim mes 10 destinacioneve më të nxehta anembanë globit, ideal për një aventurë të re gjatë 2019-ës.

E listuar mes vendeve të tilla si Itali, Gjermani e deri te Panamaja, sipas të përditshmes britanike është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet ‘Kroacia e Re’, duke iu referuar edhe listës së përpiluar nga Lonely Planet për destinacionet më të mira për 2019, pjesë e së cilës ishte edhe vendi ynë.

Ndërsa ndalet te hotelet e baret e shumta pranë plazheve, ‘The Sun’ shkruan ndër të tjera edhe për çmimet e favorshme që ofron Shqipëria, çka sipas saj kostot e pushimeve janë më të ulta se në Greqinë dhe Italinë fqinje.

Më tej, teksa shkruan mbi temperaturat e nxehta nga të cilat dominohet vendi gjatë verës, çka sjell edhe fluksin më të madh të turistëve, fton njerëzit ta vizitojnë atë gjatë muajit maj dhe shtator, kur fluksi nuk është kaq i lartë.

Loading...

Harroni t’i merrni medikamentet? Ky është zbulimi që ka bërë shkenca për ju

Mosmarrja e medikamenteve – ose “moskujdesja ndaj barnave” në botën e kujdesit shëndetësor – është një “problem i zakonshëm dhe i kushtueshëm”, sipas një studimi të cituar nga Qendra Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik.

Greeno, drejtori mjekësor i Klinikës së Kancerit Masonik në Universitetin e Minesotës, ka arritur të kuptojë se disa pacientë, si fëmijët që fshehin sjelljen e keqe nga prindërite, do të përforconin  të vërtetën për të shmangur mosmiratimin e tyre edhe kur shëndeti i tyre është në rrezik.

Për të luftuar harresën e pacientëve, Greeno ka zhvilluar një pajisje të re në muajt e fundit: një pilulë e ngulitur me një sensor të vogël, të butë. Sensori transmeton të dhëna nga brenda trupit të pacientit në një pjesë të veshur të vendosur në bark, e cila pastaj lidhet me një aplikacion mobil që mund të kenë pacientët dhe mjekët.

Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrim në shëndetin dhe sjelljen e pacientëve, tha Greeno, kryesues i studimit, duke lejuar mjekët që të monitorojnë distanca nga niveli i zemrës së dikujt, niveli i aktivitetit dhe cikli i gjumit.

Sensori, i cili diametralisht është sa një gur i rërës dhe shkrihet në traktin gastrointestinal, gjithashtu tregon mjekët kur një pacient ka marrë ilaçet.

Në Klinikën Masonike të Kancerit, si pjesë e një programi pilot, mjekët kanë filluar testimin e sensorit – të bërë nga një kompani Kaliforni e quajtur Proteus Digital Health – me një ilaç kimioterapie të përbashkët që përdoret për të trajtuar stafin 3 dhe 4 pacientët me kancer kolorektal.

Loading...

Pse në qytetet e mëdha gripi zgjat më shumë?

Kush jeton në qytete të mëdha ka më shumë probabilitet të semurët sepse gripi zgjat më shumë. Është pse, të jetë e qartë, nuk ekzistojnë metropole pak apo më shumë të sigurta. Këtë e tregon një studim i bazuar në një analizë statistikore të publikuar në revistën “Science” që ka evidentuar se në qytetet e vogla virusi i gripit qarkullon për një kohë më të shkurtër se në qytetet e mëdha.

Dendësia e popullatës dhe lëvizshmëria janë dy faktorë që zgjasin sezonin e gripit.

Sa më shumë jemi, aq më keq është. Nëse në fakt është dëshmuar se lagështira e ulët i lejon virusit që të mbijetojë për një kohë më të gjatë në ajër dhe të shpërndahet mes njerëzve ashtu edhe është e vërtetë që efektet janë të ndryshme sipas dimensioneve të qyteteve. Megjithatë në qendrat që janë shumë të populluara qarkullimi i një numri të rritur personash sjell edhe më shumë kontakte mes individëve të prekur, duke e bërë të pashmangshëm zgjatjen e periudhës gripale.

Artikulli origjinalhttps://www.focus.it/scienza/salute/perche-nelle-grandi-citta-linfluenza-dura-di-piu

Loading...

Vulin në panik: Evropa po hesht, Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka dërguar një mesazh shumë të qartë diplomatik dhe politik, se Rusia e mbështet çdo zgjidhje që Serbia arrin me Kosovën.

Aleksandar Vulin, ministër i Mbrojtjes në Serbi, vlerëson se çfarëdo që përkon me Serbinë lidhur me marrëveshjen me Kosovën do të përkrahet nga Rusia.

Vulin ka theksuar se Rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe nëse dikush mendon se pa këtë rezolutë mund të gjendet zgjidhje e ka gabim.

“Është shumë e vështirë të shpjegohet rruga evropiane për shkak të politikës me standarde të dyfishta të Prishtinës. Ata vendosën tarifa ndaj produkteve të Serbisë për të cilat Evropa nuk po bën sa duhet presion”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka potencuar se Evropa po heshtë përdersia ‘një Shqipëri e madhe po krijohet para syve tanë’.

“Asnjë fjalë e vetme për këtë. Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse dikush në Serbi do përmendte diçka të tillë. Një Shqipëri e madhe është shumë e rrezikshme për Ballkanin”, është shprehur Vulin.

Ministri serb ka shtuar se serbët nuk duhet të pranojnë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pasi me një gjë të tillë dëshmojnë se janë kundër vëllezërve dhe fqinjëve serb.

Loading...

Qeveria ndan 20 milionë euro për mësimdhënësit por nuk arrin marrëveshje me SBASHK-un

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sonte me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për mësimdhënësit dhe ka kërkuar nga SBASHK-u ta ndërpresë grevën.

Kryeministri ka theksuar se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro rritje në Arsim.

Ai ka thënë se nuk kanë marrë konfirmim të pajtimit nga përfaqësues të SBASHK-ut.

Haradinaj ka shtuar se rritja substanciale e pagave është votuar nga të gjitha partitë, dhe është e përkrahur edhe nga ministri i Financave.

“Për mësimdhënësit e Shkollave të Mesme paga është rritur nga 523 në 597 euro, që i bie 74 euro rritje nga paga aktuale. Për arsimin Fillor nga 479 në 525 euro, rritja është 46 euro. Për arsimin Parashkollor ka rritje nga 447 në 501 euro, rritja 54 euro”, ka sqaruar ai,.

Tutje, kryeministri ka thënë se bëhet fjalë për 30 mijë mësimdhënës duke shtuar se ka kërkuar nga SBASHK-u të nis nesër mësimin.

“Kërkojë nga ta që nesër të fillojnë mësimin. Nëse ata vazhdojnë me bindjen të rrijnë në grevë se do ketë ofertë tjetër po ju tregojë se nuk kemi. Ata që ju japin këshilla se mund të ndodhë edhe një ofertë i bëjnë kalkulimet gabim”, është shprehur i pari i qeverisë.

Ai ka shtuar se nuk ka marrë ndonjë aprovim nga përfaqësuesit e SBASHK-ut./

Loading...

Flaka Surroi kritikon Halil Kastratin: Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat

Publicistja e njohur Flaka Surroi ka kritikuar Halil Kastratin për aktivitetin e tij bamirës që po e zhvillon çdoherë në praninë  e kamerave.

Surroi pa përmendur emra, ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo e cila përcillet me kamera e komunikata për shtyp.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë. Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme humanisti, Halil Kastrati bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.

Po ashtu mbrëmë në emisionin ‘Oxygen’ dhuroi  një shtëpi për një familje në nevojë. Ishte kjo skenë që irritoi shumë njerëz, të cilët thonë se ndihma duhet të bëhet në heshtje./MekuliPress/

Loading...