NGA: MONIKA GRILL

Piktori i njohur Gazmend Freitag feston ditëlindjën e tij të 50. me ekspozitën „EROTIZËM“ në Shoqatën Kulturore STRANDGUT – Shoqata për Arte të Bukura, Kabare dhe Literaturë në Linz, Austri.

Gazmend Freitag, kosovari i cili që nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz të Austrisë është njohës i të bukurës dhe ai me kënaqësi vendos trupin e njeriut në fokus të pikturave dhe vizatimeve të tij.

Konformë traditës së post-ekspresionizmit, puna e Gazmendit karakterizohet me sensualitet, hare të ngjyrave dhe romantizëm, po kështu edhe në këtë ekspozitë, e cila feston trupin femëror. Në vizatimet dhe pikturat e aktit të femrave, të cilat piktori i njeh personalisht, me të cilat ai ka miqësi ose ato madje edhe vet janë artiste, materiali i preferuar është shkumësi, lapsi apo tushi. Këtu, shikuesi është i ftuar me linja të qarta, përtej qartë të ballafaqohet me natyrën e femrave të paraqitura. Jashtë kësaj ekspozite, në pikturat e tij “Die alte Eisenbahnbrücke” dhe “Die Nibelungenbrücke” është i paraqitur edhe afiniteti i thellë që ndjen Gazmend Freitag për qytetin e tij adoptues Linz-in.   Por edhe pejsazhet e atdheut të tij, nga i cili ai u arratis në vitin 1990, ku ndermjetsohet pamja në kulturën dhe historinë shqiptare, i përkasin pikave përqendruese të veprimtarise së tij. Një shembull i kësaj janë ilustrimet e tij prekëse lidhur me tregimet e shkrimtarit shqiptar me vendbanim në Vjenë, Hazir Mehmetit, i cili në tregimet e tij ringjall të kaluarën  e një populli të pasionuar dhe shumë herë të përndjekur. Në moshën 50 vjeçe, Gazmendi si artist i dashur dhe kozmopolit që gëzon një bazë të madhe tifoze, shikon ardhmërine përpara me optimizëm.

Ekspozita EROTIZËM në STRANDGUT – Shoqata për Arte të Bukura, Kabare dhe Literaturë, është e hapur deri me 12.07.2018, çdo të enjtë prej orës 18.00 në Ottensheimerstrasse në Alturfahr, Linz, Austri.

Gazmend Freitag dhe Ursula Roschger në vernisazhin “EROTIZËM” me 17.05.2018 në Shoqatën Kulturore „Strandgut“ në Linz, Austri. Foto: Kristina Fuchs.

Perkthyer nga gjermanishtja në shqip nga Valbona Reinmüller