Andrea Pirlo ka sugjeruar që sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala nuk po punon mjaftueshëm dhe ka shtuar se ai duhet të stërvitet me dëshirën e Cristiano Ronaldos.

Dybala ka luajtur vetëm 100 minuta nga 270 të mundshëm për Juventusin këtë sezon.

Ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër, Pirlo ka dhënë disa këshilla për sulmuesin argjentinas pasi sipas tij ai nuk po stërvit mjaftueshëm.

Loading...

“Për të pranuar se nuk jeni titullar në këtë fazë të sezonit nuk është e lehtë për askënd”, ka thënë fillimisht Pirlo për mediat italiane.

“Paulo do të bëjë gjithçka për të luajtur sa më shumë që është e mundur: nëse ai stërvitet me dëshirën e Ronaldos atëherë do të jetë e vështirë të largohet”.

“Kur nuk luan, do të thotë që duhet të bësh edhe më shumë. Duhet ta bëni këtë: cilësitë e Dybalas nuk janë në pyetje”.

“Për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për Juventusin, ai duhet të gjejë diçka nga brenda”.

“Së pari dhe më kryesorja, ai duhet ta bëjë atë për vete”, përfundoi italiani.

Loading...