“Vec ta takonte edhe nje here…mendimi i ngjante gati gati vulgar, pothuajse i dale ne siperfaqe te njeriut, i kthyer pergjysme ne fjale, pa misterin dhe vleren e thellesise, ndaj dhe i parespektueshem. E dinte kete, megjithate me vete perseriti: vec ta takonte. Se paku nje here, perseriti,madje krejt i pasigurt nese donte ti ulerinte “kush je?” apo thjesht ta perqafonte me mall, si ne kohet e ikura larg.”

“Nêse një ditë nga vdekja vjen
dhe më kërkon e nuk më gjen,
Mos u huto,pse ndodh kështu,
qës’jam atje,as jam këtu!
Shpjegim mos lyp e mos derdh lot,
jam gjetkë,jam në tjetër mort!! “

Loading...

“Ajo i ngulte sytë, si t’ia kërkonte qëndrën e vështrimit. Pastaj i tha: ke frikë prej meje?
Kurrë, tha ai. Kam veç një frikë, mos të të humb.
Dhe aty u zgjua.”

“Ai nënshkruante, sipas ritualit të njohur, pak i lodhur, disi i ftohtë me të gjithë, të panjohur e të njohur. Kujtim nga Rudian Stefa. Ose miqësisht nga R.St.
Radha kishte një solemnitet të fshehtë. Pjesa më e madhe kishin një buzëqeshje të veçantë, si të huajtur nga njëri-tjetri. Të njohurit, kur ishin të pasigurt nëse i mbante mend, ia kujtonin. Një pjesë e kërkonin kushtimin me emër. Tek-tuk ishin të bujshmit. Llukan Herri, mbi të gjithë. Kolegët, natyrisht. Një shok i kthyer nga Gjermania, një tjetër nga Kanadaja. Diplomatë të huaj. Gazetarë. Migena me të fejuarin për dore, të dy në televizionin privat Plus Chanel. Shumica të heshtur. Midis tyre, hetuesi, që s’e kishte parë prej vitesh.
Radha ishte e lodhshme, e pafund.
Një zë i ëmbël përsëriti për të dytën herë: a mund të ma kushtoni me emër? Sigurisht, u përgjigj ai. S’arriti të ngrinte kryet, kur e panjohura e kishte thënë emrin: Linda B.

Mos.
Ishte vetëm klithma brenda tij, ende e pashoqëruar nga asgjë.
Dëshira e mekshme për të ngritur kryet u kap, aty për aty, nga e kundërta, një vargor i rëndë për ta mbajtur poshtë.
Mos, tha prapë me vete, por ende pa arsye të qartë. Mos e vështro, përsëriti.
Një mall i padurueshëm, që mund të mbushte gjysmën e planetit, oqean dylli qirinjsh të shkrirë, e zbrujti së brendshmi. Dhe bashkë me të, midis mjegullës, u përpoq të shfaqej arsyeja. Mos, nëse s’do që ta humbësh.
Libri ishte, ndërkaq, përpara syve të tij dhe dora, që me vështirësi përballonte ngrirjen, nisi ta nënshkruante. Për Linda B., kujtim nga Rudian Stefa.
Mos, i tha vetes për herë të fundit. Sado mall të kesh, sado aht, atë gjë s’do ta bësh.
Urdhri ishte gjithmonë në fuqi për gabimin e vjetër dhe ai iu bind.
Si i verbër e ngriti librin me njërën dorë, ndërsa kryet e mbante ulur. Ashtu qëndroi, duke pritur që ajo ta kapte librin. Dhe ashtu ndodhi, vajza e kapi më në fund, dhe vetëm një çast gishtat e tyre u përkitën, të ftohtë, në atë terr e mosgjë…”

“E penguara” (Requiem për Linda B.) – I. Kadare

Loading...