Është e pritshme që pas vendimit për refuzim nga Presidneti për Gent Cakajn, mediat pranë pushtetit dhe vetë pushteti të lëshohen në logorenë e rastit “Lleshaj”. Sa më personal që bëhen zgjedhjet e z. Rama, aq më absurd beteja për mbrojtjen e tyre.

Loading...

Por në rastin e Gent Cakajt, Presidenti ka konstatuar, referuar shkresave zyrtare se Cakaj ka shkelur ligjin. Në fragmentin e shkëputur nga arsyetimi i kreut të shtetit vihet në dukje refuzimi i Cakajt, në cilësinë e zv. ministrit të Jashtëm për plotësimin e formularit të aplikimit për pajisjen me certifikatat përkatëse të sigurisë për periudhën qershor 2018-janar 2019. Cakaj e ka plotësuar certifikatën vetëm në datën 3 janar 2019, pra tri ditë pas propozimit të tij për ministër të Jashtëm.

Është e udhës që të mbahet parasysh kjo situatë e provokuar nga vetë i interesuari i cili deri më sot nuk ka dhënë arsye zyrtare për refuzimin. Ose të paktën ne nuk i njohim ato publikisht. Është e udhës po ashtu që edhe sazexhinjtë mediatikë të mbajnë parasysh një gjë të tillë nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një moment që tradhëton edhe aftësinë e kryeministrit për të zgjedhur njerëz të përshtatshëm në detyra delikate. Qeveria e Shqipërisë nuk ka pse të jetë shami hundësh e Edi Ramës.

Loading...