Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka paralajmëruar kundër demonizimit të Rusisë dhe ka thënë se Gjermania ka një rol të veçantë për të mbajtur dialogun me Moskën.

Loading...

Në një intervistë të publikuar ditën e diel, Steinmeier, shprehu shqetësimet e tij lidhur me sulmet ajrore të aleatëve perëndimorë, të cilat kanë ngritur një rrezik serioz në ballafaqimet direkte mes forcave ruse dhe amerikane në Siri për herë të parë.

“Ne jemi në hapin e radhës të përshkallëzimit të marrëdhënieve Rusi-SHBA. Izolimi i vazhdueshëm mes Rusisë dhe Perëndimit duhet të na shqetësojë edhe ne, sepse pasojat shkojnë përtej këtij rasti”, tha presidenti gjerman.

Steinmeier nxiti politikanët gjermanë të mbajnë derën e hapur për dialog me Rusinë dhe të evitojnë portretizimin e Rusisë dhe popullit të saj si armiq.

“Pavarësisht Putinit, ne nuk mund ta deklarojmë Rusisë si një të tërë, me vendin dhe njerëzit e saj, si armiq. Historia jonë flet kundër kësaj dhe ka shumë gjëra në rrezik”, tha Steinmeier.

Deklaratat e presidentit ndjekin ato të Ministrit të Jashtëm gjerman, i cili të shtunën kërkoi një përpjekje ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Siri, duke thënë se Gjermania do të përpiqej të shfrytëzonte marrëdhënien e saj me Moskën, për t’u siguruar se Rusia do të luante një rol konstruktiv.

Gjermania, e cila mbështetet tek Rusia për një të tretën e gazit që përdor, ka mbajtur një linjë të kujdesshme me Moskën, duke kërkuar sanksione për çështjen e Ukrainës, por duke ruajtur edhe dialogun dhe marrëdhëniet tregtare.


 
Loading...