Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shtrëngimi i gjatë i dorës me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, para samitit të NATO-s, nuk ishte i patëkeq dhe se kishte për qëllim të tregonte se ai nuk bën madje as edhe lëshimin me të vogël.

Loading...

Në një intervistë me Journal du Dimanche, të publikuar sot, lideri francez ka thënë se shtrëngimi i dorës me shefin e shtetit të SHBA-së ishte moment i së vërtetës.

“Shtrëngimi i dorës me të nuk ishte e patëkeq,” ka thënë Macron. “Duhet të tregojmë se ne nuk do të bëjmë koncesione të vogla, e as simbolike bile, po ashtu duke mos i ekzagjeruar gjerat,” ka shtuar ai.

Në këtë intervistë, Macron e krahasoi qëndrimin e Trumpit me atë të liderit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Donald Trump, presidenti turk apo presidenti rus besojnë në logjiken në dëshmimin e forcës, e cila mua nuk më pengon. Unë nuk besoj në diplomaci të sharjeve publike, por në dialogun tim dypalësh, nuk e lë asgjë të më kalojë, kështu në këtë mënyrë respektohemi,” ka thënë ai.


 
Loading...