Skleroza është një ndër sëmundjet më të rënda të sistemit nervor. Prek zakonisht persona të moshës 30-50 vjeç, gratë janë dyfish më të rrezikuara.

Shkenca nuk ka mundur deri tani të gjejë as shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj dhe as ndonjë kurë.

E vetmja terapi është ajo që përpiqet të reduktojë dëmet që shkaktohen nga përkeqësimi i papritur i të sëmurëve. Karakteristika kryesore e sëmundjes është se ecuria e saj varion nga një pacient te tjetri.

Loading...

Ka të prekur të cilët mund të shkojnë me vite pa pasur përkeqësim të sëmundjes, siç ka të tjerë që humbasin aftësinë për të lëvizur dhe një pjesë të madhe të shqisave brenda pak kohësh.

Fillimisht duhen marrë keshilla mbi regjimin ditor në përgjithësi dhe atë ushqimor në veçanti. Dieta, që në fillimin e shenjave të sëmundjes do të jetë; ushqime të freskëta si perime, qumësht, vaj vegjetal, bukë gruri ose thekre, peshk, kos etj.

Nuk duhet të përdoret alkooli, duhani, kafeja, sheqeri, kripë, çaj kinez, piper e barëra te tjerë pikantë.

Këmbët e duart në mëngjes e në darkë lahen me ujë të ftohtë dhe çdo ditë bëhet gjimnastikë në ajër të pastër.

Siç dihet, nuk ka mjekim profesional për sklerozën, por më poshtë mund t’ju mësojmë disa përzierje bimore që e frenojnë sëmundjen dhe mund ta mbajnë për një kohë shumë të gjatë nën kontroll

 

5 KURA BIMORE

1.Çdo mëngjes esëll merret një lugë kafeje qumësht blete. Në mëngjes dhe në darkë pihet një gotë çaj i përgatitur si vijon: 5-8 gjethe shtogu të freskëta ose të thata, të grumbulluara kur bima është në lulëzim, hidhet në dy gota ujë dhe zihet 2-3 minuta, pastaj lihet të ftohet, kullohet dhe pihet. Çaji i shtogut përgatitet e pihet çdo ditë, për 3 javë rresht. Pastaj pihet çaj kamomili i përgatitur si zakonisht nga 2 gota në ditë, për tre javë rresht.

2.Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga pjesë të barabarta të bimëve të bar mijëfletëshit, bishtkali, hidhen në një litër ujë dhe zihen për 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar në qetësi për 3 minuta, pastaj kullohet. Pihet para buke, një gotë, tre herë në ditë. Kura kryhet me intervale; 8 ditë mjekimi; 8 ditë pushim, 8 ditë mjekim etj, për 1-3 muaji rresht.

3.Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga 4 lugë gjelle bar mijëfletësh, mana toke mali, frut e lule murrizi dhe 2 lugë gjelle fara majdanozi, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 20-30 minuta e pastaj kullohet. Pihet një filxhan, tri herë në ditë.

4.Gjashtë lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gram lule murrizi, thelpinj të qëruar e të coptuar të hudhrës, bishtkali dhe gjethe e degë të reja veshtulle, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë, pastaj kullohet. Pihet para ngrënies, 2 filxhanë, 3 herë në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes.

5.Një kilogram mjaltë përzihet në një kilogram thëngjill bliri në pranverë, derisa të formohet masë e njëtrajtshme. Nga kjo masë merret një lugë gjelle rrafsh dhe përzihet me një filxhan çaj, i përgatitur me lule bliri, lule kamomili ose çaj mali. Kjo përzierje pihet tri herë në ditë. Kura vazhdon derisa të mbarohet masa mjaltë – thëngjill. Mund të përsëritet pas një pushimi 4-6 muajsh.

Loading...