Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin tha se Moska po e ndjek me vëmendje situatën në Maqedoni. Në takimin me presidentin e Maqedonisë,Gjorge Ivanov sot në Moskë, ai tha se marrëdhëniet Moskë-Maqedoni po përparojnë mjaft.

“Dëshirojmë që situata e brendshme politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe parimet demokratike. Jam i bindur e përvoja juaj, ndikimi juaj dhe autoriteti do të kontribuojë për këtë”, tha presidenti Putin, duke shtuar se  marrëdhëniet Maqedoni­Rusi po përparojnë dhe siç tha, ka lëvizje pozitive në këmbimin ekonomik.

Loading...

Në fillimin e takimit, Putini ia uroi çmimin presidentit Ivanov që dje ia dorëzoi Patriaku i Kishës Ortodokse ruse, Kirili. Presidenti i Maqedonisë shfaqi kënaqësi të posaçme që pikërisht në këtë ditë, kur shënohet festa Shën Cirili dhe Metodi, të takohet me të.

Loading...