Duke u bazuar në akuzat e fundit të adresuara drejt Sergio Ramos për shkak të rezultateve të tij pozitive me doping, kapiteni ka dashur t’i dalë në mbrojtje vetes nga ky “shi” akuzash dhe pas humbjes ndaj Eibar-it ka thënë:

“Unë do të marr patjetër masa, sepse ata janë përpjekur të prishin imazhin, emrin dhe statusin tim. Pas 15 vitesh, unë  e di që skam refuzuar kurrë asnjë kontroll anti-doping dhe ata që kanë vendosur këta letra mbi tavolinë e dinë që nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme.”

Loading...

“Nëse kam treguar diçka pozitive në karrierë, ajo është puna ime. Unë kam qenë në kulmin e kurbës sime për shumë kohë, po shijoj bordin tim, kushdo që ka ndonjë problem në djall të shkojë.”

“Është një çështje e komplikuar dhe ekipi im ligjor do t’ju përgjigjet këtyre akuzave, siç bëri Real Madrid dhe UEFA dje.”

“Gjatë karrierës sime kam bërë më shumë se 300 kontrolle dhe s’kam refuzuar kurrë ndonjë.”

“Ky portal na shqetësonte një muaj e gjysmë më parë, duke na kërcënuar se do të publikonte këto lajme dhe e dija që do të dilnin, por përsa kohë ne e dimë se cila është e vërteta, jemi të qetë dhe aspak të frikësuar.”

Loading...