Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Bayern Munichut, spanjollin Thiago Alcantara.

Loading...

Mbretërit janë në kërkim të një mesfushori të ri para fillimit të sezonit 2018/19 pas largimit të Mateo Kovacic te Chelsea dhe të ardhmes së pazgjidhur te Luka Modricit.

Sipas mediumit Onda Cero, Real Madridi ka rënë dakord për një marrëveshje me mesfushorin e Bayernit, Alcantara.

Ky stacion i radios pohon se ish-lojtari i Barcelonës është opsioni i preferuar i trajneri Julen Lopetegui, për të zëvendësuar kroatin Kovacic.


Thiago është i njohur mirë nga Lopetegui, pasi ka luajtur nën drejtimin e tij për ekipin kombëtar spanjoll dhe trajneri dëshiron ta ketë përsëri nën urdhrat e tij.

Onda Cero raporton se është arritur një marrëveshje me lojtarin dhe tani ajo vetëm ka nevojë të vuloset nga Bavarezët.


 
Loading...