35-vjecari grek Kostandin Kaçifa, është vrarë sot nga forcat RENEA pasi nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me armë drejt tyre.

Loading...

Ai është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe 1 në gjoks para se të vritej Kaçifa ka bërtitur Rroftë Greqia, rroftë Helenizmi’.

Kaçifa i cili njihet si simpatizant i ‘Agimit të Artë’ në Greqi, ka qëlluar paraditen e sotme në drejtim të policisë shqiptare, ndërsa pasdite gjatë një shkëmbimi zjarri është vrarë nga forcat RENEA.

RENEA vret shtetasin që qëlloi kundër policisë në Gjirokastër

RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë.

35-vjeçari rreth orës 10 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.

Kaçifa, që nuk njihej prej banorëve si person konfliktual, është larguar më pas në thellësi të fshatit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtime të ndryshme, por edhe kundër policisë, që ishte vënë në ndjekje për disa minuta.

Policia mbajti të rrethuar zonën. Në ndihmë të forcave “Shqiponja” dhe shërbimeve lokale mbërritën me helikopter edhe forcat RENEA.

Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa jetonte në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë.


 
Loading...