Aurelio De Laurentiis ka rrëfyer konditat e rikthimit të Edinson Cavani-t te Napoli.

Sulmesi është përfolur kohët e fundit për një rikthim te klubi ku u bë i famshëm dhe presidenti ka shtuar entuziazmin ditën e mërkurë kur i premtoi tifozëve transferime të mëdha në verë.

Loading...

“Njerëzit më flasin për merkaton e janarit, por akoma nuk kemi parë Meret, Younes, Ghoulam, Churches dhe Verdi,” shprehet De Laurentiis për Kiss Kiss Napoli.

“Cavani? Më kënaqi fakti që e takova në Paris, u përqafuam dhe e mora me vete në dhomën e zhveshjes. Është e qartë, ai ka dy djem këtu dhe si mos të marrë malli për qytetin e Napolit?

“Nëse PSG vendos të na e japë falas, ose për një shifër minimale meqë kontrata e tij është drejt fundit, dhe nëse Cavani do të pranonte një rrogë 6-7 milionë euro në vit, atëherë ai mund të rikthehet. Por duhet edhe aprovimi i Ancelotti-t.”

Loading...