Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike  protestojnë  kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, studentët kanë mbërritur tek ndërtesa e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, sot protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës.

Loading...

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave ose heqjen e tarifave shtesë. Studentët theksojnë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin katër kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

MekuliPress.info

 


 
Loading...