Ajo është një nga vajzat më të famshme shqiptare dhe muzika e saj dëgjohet në të gjithë botën. Por pavarësisht kësaj Rita Ora i kthehet traditës e valleve shqiptare edhe pse është rritur në Britaninë e Madhe.

Rita është një figurë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ajo publikon video duke folur, kënduar shqip ose duke kërcyer valle shqiptare.

Loading...

Edhe këtë herë ylli i muzikës është filmuar teksa kërcen valle shqiptare në momentet që ajo është me familjarë të saj.

Siç dëgjohet, në sfond është kënga e Shpat Kasapit “Valle kosovare” dhe Rita që me shami në dorë hedh hapat sipas ritmit të këngës.

Loading...