Juventusi e ka mposhtur me vështirësi Empolin 1:2, falë edhe futbollistit më të mirë në botë aktualisht Cristiano Ronaldo.

Loading...

Empoli befasoi ‘Bardhezinjët’ në minutën e 28′ kur Caputo shënoi për epërsinë e vendasve, me rezultat që u mbyll edhe pjesa e parë.

E në të dytën presioni i Juventusit u rrit dhe në minutën e 54′ Dybala u rrëzua në zonë pas shtyerjes nga kundërshtari, kurse gjyqtari sinjalizoi për penallti.

I pagabueshëm ishte Cristiano Ronaldo që baraspeshoi gjithçka.

Dhe futbollisti i madh shfaqet atëherë kur duhet, dhe kjo ndodhi edhe me portugezin, i cili 20 minuta pa përfunduar ndeshja me një goditje si raketë në llojin e vet shënoi golin vendimtar dhe të fitores për mysafirët.

Pas 10 ndeshjeve, Juve ka 28 pikë dhe është lidere e padiskutueshme, teksa Empoli gjendet në zonën e rrezikshme me vetëm 6 pikë.


 
Loading...