Kampionati Botëror “Rusi 2018” ka qenë i mbushur me surpriza dhe një prej tyre ishte padyshim edhe eliminimi i Spanjës.

“La Furija Roja” shiheshin si një nga ekipet pretendente për ta fituar këtë trofe për të dytën herë në histori, por u mundën nga Rusia me anë të penalltive. Një Botëror për t’u harruar…kështu e mendon edhe Andres Iniesta. Ish-kapiteni i Barcelonës ka dhënë një intervistë për mediat japoneze ku është ndalur të flasë për karrierën e tij në klub, por edhe në kombëtare. 34-vjeçari ka rrëfyer se ruan kujtime shumë të këqija nga Kupa e Botës dhe se kurrë nuk ka kuptuar arsyen se përse Fernando Hierro e la atë në stol.

Loading...

“Nuk kam kujtime të mira nga Kupa e Botës “Rusi 2018” sepse nuk e kuptova vendimin e Hierros për të më lënë në stol dhe argumentet e tij. Isha i acaruar sepse nuk më interesonte se çfarë ai thoshte”, u shpreh Iniesta.

I pyetur për momentin e vështirë që ka kaluar në karrierën e tij, Iniesta ka treguar për një episod të komplikuar, për depresionin që ka përjetuar kur ishte te Barcelona.

“Unë erdha këtu pasi fitova tripletën me Barcelonën. Doja të shkoja në shtëpi gjatë, të pija ilaçin dhe të pushoja”, tha legjenda.

Loading...