Tellallologjia e një këshilltari filozofik

Rron Mazreku

Loading...

Këshilltari famëlart i oligarkëve që kanë kapë shtetin, cdo ditë e më shumë po vije me deklarata të shperthyer drejt partive të caktuara në vend.  Një këshilltar kinse i majave të dijës dhe ligjërues nëpër universitetet e dijës, bije nga olimpi i lartë për t’u marrë me tellalle ideologjike të partive.

Pra, rënia e tij nga asbtraktet që kurrë nuk i pamë tek keshilltari famëlartë, sot rezulton në gjuajte imagjinare deklarative drejt partive, si qëllim parësor përcarjen e faktorëve tjerë politik që kanë ndikim. Me dinakërinë e tij, ai pashoq si i nënshtruar është i detyruar të shpikë situata të caktuara për të bërë ndarjet e vijave konceptuale të asaj se kush është tradhëtar e kush sështë, kur dhe ku!

Ky këshilltar, pra, mendon që përmes disa shkronjave të lidhura disi në tellall, arrinë një qellim ku si rezultat do të shpërblehet nga pronarët e tij, që do i’a mbushin gushën deri në asfiksi, pangopësia si duket që një atribut parësor i tij. 

Kështu, duke dashtë qartësinë po i radhisë disa sentenca historike që përkojnë me mëkatin e tyre politik shoqëror e njerëzor.

Pra:

Kur flasim për politikë, atëherë duhet të kemi referenca të sakta qoftë teorike, qoftë praktike, që përkojnë me realitetin tonë politik e praktik, dhe jo të synojmë të deformojme atë, duke qenë në një pozite të nënshtrimit ndaj autoritetit, dhe si konsekuencë e saj, të prodhoj një diskurs dhe analizë triviale.

Dihet që pushteti prodhon mekanizma të instrumentalizmit, ndër këto mekanizma zgjedh ta hudhë rrjetën, që në grackë të bijejnë ata individë që posedojnë një grimcë “njohje” dhe “dije” me të cilët mundet të arrijë qëllimit. Këtë me së miri e ka gjetur në një institucion siç është UP-ja dhe Fakulteti Filozofik.

Manipulimi me masën, është qëllimi kryesor, sepse këtu kanë strehën këta të legjetimuarit institucional të “dijës”. Por, pushteti në vendin tonë nuk ka pasur qellim vetëm rekrutues, ai madje ka prodhuar një doktrinë të re, atë të Tellallologjisë, dhe si e tillë ajo erdhi e u formësua në zyrat e Fakultetit Filozofik, në krye me filozofin dhe këshilltarin politik Blerim Latifin. Si një metamorfozë të gërditshme, më së miri shihet shëndërrimi nga një filozof në një tellall.

Kjo doktrinë e re politike zë vend në diskursin dhe në analizat politike të Blerim Latifit. Si kryetellall, z.Latifi, ka marri si mison të emanciopojë shoqërinë “kosovare” në përgjithësi, dhe LDK-në në veçanti, ndaj një rreziku të flirtit me Albin Kurtin. Kjo tellallologji parciale, duke synuar një  mesianizm nacional, dhe si i tillë e shëndërron z. Latifin në tellallin me të madh të pushtetit dhe te pushtetarve. Siç dihet, një herë e një kohë, tellallet kishin si profesion, të dilnin shesheve, që sa të iu bente gurmazi, të thirrnin dhe të bërtisnin, mbi dekrete, udhëra, fermane të ndryshme që lështonte  Sulltani. Z. Latifi si tellall i paguar nga dovleti dezinformon publikun “kosovarë”, mbi rreziqe të mëdha duke mos u futur në dialog me tufën dialoguse.

Është vertetë një huqje nga ana e tij, kur flet për idologjinë rugoviane. Rugova me shumë ka qenë ekzistencialist se sa idealist, kjo fare mirë mund të shihet në veprimtarinë e tij politike. Për dallim nga Hashim Thaqi, Kadri Veseli, ai nuk ka dashur të jetë figurë historike, se paku nuk ka pasur një kompleks të tillë, mitizimin e tij e keni bere me se shumti ju hipokritët e PDK-së. Rugova, nuk ka themeluar ndonjë parti e cila ka qenë e orientuar ideologjikisht në spektrin e djathtë, as nuk ka qenë përfaqësues i tillë ideologjik, por edhe po të kishte atë qëllim, realiteti i atëhershëm nuk do ta lejonte të implementohej. Ai ka ardhur në krye të LDK-së, si konsekuencë e mos pranimit të postit nga disa figura të tjera.

Është huqje  dhe hipokrizi totale zotri tellall, të flitet për tradhëti ideologjike, që kinse po bënë LDK, ndaj Rugovës. Është lajthitje, të konsiderohet ideologji pacifizmi i Rugoves, apo ju nuk dini ta bëni dallimin në mes të pacifisti dhe një frikacaku.

Zotri tellall, po harroni, se pozita që tashmë ke është pozitë politike, dhe partiake, ju këshilloni një figurë politike siç është Kadri Veseli, përse bënë moralin e skllavit, e, nuk e pyet, kush kishte dhënë urdhër për asgjësimin e Rugovës? Përse u dashka që sikurse në filmat e Kino studios së re, e cila ka frymzuar shumë figura të partisë tuaj, ta denoni me vdekje dhe ta shpallni armik të popullit pikërisht Rugovën.

Komisarët e partizanët e partisë suaj zotri tellall, dhanë këto udhëra për eleminimin fizik të tij. E, ti sot del e bën avokati dhe tellallologji, se kinse LDK, është ka flirton me Albin Kurtin.

Albin Kurti, nuk e ka denuar me vdekje, as nuk ka dashur ta eleminoj fizikisht Rugovën, mos përkulja ndaj tij, do të thotë se ai nuk e sheh Rugovën si figurë mitike, por e respekton si figurë historike.

Ju zotri tellall keni bërë flirtin me të madh historik me LDK, jo si pasojë e ndonjë refleksioni, por si pasojë e ardhjes në pushtet, ju jeni flirtuesit më të këqinj të Kosovës, saqë shkoni e përkuleni te Rugova, te ky njeri që dikur e shpallët tradhëtar dhe e denuat me vdekje.

Përkuljet e juaja më shumë e fyejnë se sa e nderojnë atë, andaj leje tellallolgjinë e pushtetit.

Pra,kështu duket Rënia e një Këshilltari filozofik e politik që kur s’qe i ngritur, kështu duket zhveshja e një Këshilltari pa dinjitet e identitet.

Loading...