Televizioni Publik ka njoftuar se do nuk do të lejojë propagandë elektorale gjatë fushatës zgjedhore, por do të ndjekë vetë aktivitete elektorale me gazetarët e redaksisë së lajmeve. Shkresa është firmosur nga drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke përmbushur kështu edhe një rekomandim të OSBE-së për të mos transmetuar kasetat e gatshme të partive. http://www.kohajone.com/2016/11/22/apeli-i-osbe-televizionet-te-mos-tran…

Loading...

Njoftimi i RTSH-së

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) nuk do të pranojë, për emisionet e veta të lajmeve, materiale të gatshme të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e afërme elektorale, por do ta mbulojë fushatën zgjedhore vetëm me gazetarët e vet.

RTSH përmes një shkrese të firmosur nga drejtori i  Përgjithshëm,  Thoma Gëllçi, njoftohen kryetarët e partive pjesëmarrëse në zgjdhje se pasqyrimi i aktiviteteve të partive politike do të bëhet në mënyrë të pavarur dhe profesionale nga vetë gazetarët dhe operatorët e saj. Kjo, sipas RTSH, do t’i shërbejë ruajtjes së profesionalizmit dhe informimit të paanshëm të publikut.

Dihet se partitë politike shqiptare dhe sidomos partitë e mëdha kanë ngritur zyra të fuqishme të shtypit dhe propagandas, të cilat të mirëpajisura dhe të mirëpaguara përgatisin material propagandistike të gatshme të cilat shpërndahen  nëpër televizionet e vendit.  Transmetime të tilla nëpër emisionet e lajmeve  bëhen duke shkelur rëndë pavarësinë e tyre por edhe ligjin, i cili e përcakton qartë se duhet bërë një ndarje e qartë e reklamës  me informacionin dhe se ndalohet reklama e fshehtë.

Ky vendim nuk përfshin kohën e përcaktuar me ligj që jepet falas për propogandën e partive politike,nga televizioni publik dhe tani me ndryshimet e fundit edhe nga televizionet private , por kjo do të jetë e treguar qartë dhe e ndarë nga emisionet informative apo nga emisionet e tjera radiotelevizive.

Kohët e fundit Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar miratoi, për herë të parë, parimet e veta editoriale ku është përcaktuar në mënyrë konkrete se si duhet të sillet gazetari i RTSH-së gjatë fushatave elektorale. Sipas Parimeve Edioriale , “gjatë fushatës zgjedhore, përfaqësuesve të partive politike ose kandidatëve që garojnë nuk u lejohet të paraqiten në emisione të tjera të RTSH-së, me përjashtim të rasteve te përcaktuara në Kodin Zgjedhor për kohën falas të propagandës së Partive Politike. Kur pasqyrohen aktivitetet e përfaqësuesve të partive politike dhe kandidatëve që mbajnë poste qeveritare apo publike, RTSH duhet të bëjë dallimin e qartë midis funksioneve të tyre zyrtare dhe veprimtarisë zgjedhore.

Deri më tani RTSH ka bërë disa trainime të gazetarëve të saj për pasqyrimin e fushatës zgjedhore.Ditët e fundit, në RTSH janë zhvilluar disa seanca trainimi nga pedagogu i Akademisë së Eurovizionit dhe ish-gazetari i BBC, Jonathan Stoneman, pikërisht për fushatën zgjedhore që jemi në prag.

Duhet thënë se vendimi i RTSH-së për të mos pranuar materialet e gatshme të partive politike, por ta ndjekë  këtë me gazetarët e vet, është një hap i duhur që duhet të ndiqet edhe nga televizionet dhe radiot e tjera private, të cilat shpesh herë kthehen në zëdhënëse të zyrave të shtypit të partive te ndryshme.


 
Loading...