Ai foli pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga traktati prej disa dekadash i armëve bërthamore.

Loading...

Putin tha në një takim me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe të zbatimit të ligjit se “Rusia nuk kërcënon askënd dhe ka respektuar rreptësisht detyrimet e saj në sferën e sigurisë ndërkombëtare dhe kontrollit të armëve”.

Ai paralajmëroi se armët aktuale të Rusisë do të modernizohen për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve të mundshme.

Ndërkohë, këtë vit, Kremlini prezantoi një raketë të re të prodhuar nga ushtria, e cila nuk mund të zbulohet nga sistemet mbrojtëse më të sofistikuara të botës.

Putini foli në të njëjtën kohë kur 55,000 trupa të NAT-s në Norvegji zhvillojnë manovrat më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë.

Rritja ushtarake e Rusisë në kufirin e saj evropian ka qenë prej kohësh një burim tensionesh për vendet fqinje, të cilat janë të kujdesshme ndaj inkursioneve ruse si ato në Ukrainë dhe Gjeorgji.


 
Loading...