Samsung zyrtarisht ka lansuar telefonat ODM në Kinë. “ODM” do të thotë se janë prodhuar nga kompani të jashtme, si në këtë rast nga Wintech.

Loading...

Samsung ka lansuar dy smartfonë, njëri Galaxy A6s e tjetri Galaxy A9s.

Samsung Galaxy A6s ka ekran 6 inç AMOLED me rezolucion 1080p e çip Snapdragon 660, 6GB RAM e 64 apo 128GB hapësirë në memorie për t’u zgjedhur.

Nga pas ka dy kamera, 12MP + sensor 2MP ndërsa përpara ka kamerë 12MP, bateri 3,300mAh e USB-C.

Samsung Galaxy A6s vjen me një çmim fillestar prej 230 eurosh.

Ndërsa Samsung Galaxy A9s ka ekranin 6.3 inç po ashtu AMOLED me rezolucion 1290p+, çip Snapdragon 660 e 6GB RAM si dhe 128 GB hapësirë në memorie.

Nga pas ka 4 kamera, njërën 24MP e tjetër 8MP me këndë të gjerë 120 shkallë, tjetrën 10MP si dhe sensorin 8MP. Ndërsa nga para ka kamerë 24MP.

Galaxy A9s ka bateri 3,800mAh me mbushje të shpejtë USB-C e i cili ka një çmim fillestar prej 440 eurosh.


 
Loading...