Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi ka përsëritur se do të paraqes kallxim penal ndaj Kadri Veselit.

Ai ndër tjerash shton se: “Unë do të paraqes kallximin penal në momentin që do e marr proces verbalin e këtij shqyrtimi, sepse në deklaratën e Kadri Veselit ka shpifje të natyrës më të rëndë që mund t’i bëjë një kryetar i parlamentit ndaj të akuzuarit. Shpifje pa asnjë bazë. Shpifje drejtuar ndaj Ramabajës dhe Vetëvendosjes dhe unë i thashë edhe presidentit që me gjasë Vetëvendosje është obsesion i këtyre njerëzve që udhëheqin politikën”.

Loading...