Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe se masat e reciprocitetit nga Serbia janë synim i Kosovës në mënyrë që të harrohet se kush ka ndërmarrë veprimet e pa lejuara.

“Sigurisht që nuk është e vërtetë, duket se ata i kanë dashur këto zhvillime të ndodhin në mënyrë që ne të ndërmarrim edhe masa të reciprocitetit, dhe kjo që ndërkombëtarët të harrojnë se kush është fajtor për veprimet e ndërmarra”, ka thënë Ljajiq.

Loading...

Sipas tij, ndërmarrja e veprimeve të tilla, është një skenar i keq për Serbinë, ngase siç thotë ai problemi do të zgjerohej edhe më tutje, dhe se Bashkimi Evropian do të reagonte në lidhje me këtë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Doganat kanë njoftuar se asnjë kamion me mallra serbe nuk ka hyrë në Kosovë.

Masat prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës vijnë pas fushatës së egër të shtetit serb në politikën e jashtme kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Loading...