• Përderisa ish-ambasadorja amerikane në OKB e ka konsideruar si të suksesshëm misionin e UNMIK-ut në Kosovë, ngjashëm si ajo të suksesshëm nuk po konsiderohet në Kosovë. Analisti Driton Lajçi po konsideron se EULEX-i erdhi në Kosovë pikërisht për shkak të katrahurës së krijuar nga UNMIK-u. Po thotë se UNMIK-u më pas u bë vegël e papërdorshme.

Kërkesa nga ish-ambasadores amerikane, Nikki Haley, në OKB  për ta tërhequr e misionin e UNMIK-ut nga Kosova, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Beograd. Por pavarësisht një zemërimi të shkaktuar në Beograd, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet i pa ndryshueshëm.

Loading...

Ambasada SHBA-ve në Kosovë, në një përgjigje për Insajderin ka sqaruar se politika e SHBA-ve mbetet e njëjtë sa i takon misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Në përgjigje theksohet se UNMIK-u ka përmbushur mandatin e saj në  Kosovë qysh kohë më parë. Theksohet se misionet e Kombeve të Bashkuara kanë për qëllim të dërgohen në vende ku bëjnë punën më të mirë.

“Politika e SHBA-ve lidhur me Misionin e KB-ve në Kosovë (UNMIK) është shumë e qartë dhe nuk ka ndryshuar. Siç kanë thënë një shumicë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB-ve, UNMIK-u e ka përmbushur mandatin e tij qysh më parë”.

“SHBA-të rregullisht nxisin për të bërë shqyrtime strategjike të të gjitha misioneve të KB-së për të ndihmuar që të sigurohet se burimet e KB-së dërgohen në misionet ku ato do të bëjnë më të mirën. Me letrën e e ambasadores Haley SHBA-të kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm që të inicojë një shqyrtim të tillë dhe që të zhvillojë një strategji të daljes për UNMIK-un duke pranuar se misioni ka përmbushë qëllimin e tij”, thuhet në përgjigjen ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Analisti Driton Lajçi, konsideron se misioni i UNMIK-ut ishte parë me skepticisëm qysh të fillim të misionit të saj. Sipas tij problem për këtë mision kishte qenë mos profesionalizmi dhe jo funksionaliteti.

“Misioni i UNMIK-ut është parë me skepticizëm qysh në fillim dhe pritshmërit për këtë mision kanë qenë të ulta. Problem për këtë mision ka qenë jo funksionaliteti dhe mos profesionaliteti i tij qysh në fillimet e tij.  Edhe pse kishte kompetenca dhe legjitimitet të plotfuqishëm në ligjvënie dhe ne sfera tjera shtet ndërtuese, kritikat për misionin sapo vinin e shtoheshin”, ka thënë ai.

“Arsye për humbjen e besimit tek popullata ishin skandalet që e shoqëruan misionin, të cilat bënë që të humb kredibilitetin, si dhe vet fakti se UNMIKU e trajtonte Kosovën në bazë të rezolutës 1244. Edhe pse roli i misionit ishte kritik në fazën tranzicionale, misioni nuk arriti të i përmbush pritshmëritë prandaj edhe nuk arriti të bind popullatën për legjitimitetin e tij mbi territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, përkundër vlerësime pozitive që ish-ambasadorja amerikane dha për misionin e UNIMIK-ut, Lajçi pohon të kundërtën. Ai konsideron luftimi i korrupsionit në Kosovë nuk u trajtua siç duhet nga UNMIK-ut.

Thotë se misioni i EULEX-it erdhi për shkak që ta rregulloj katrahurën e lënë nga UNMIK-u.

“Edhe misioni i EULEXIT erdhi në Kosovë me pritshmëri të mëdha ku gjeti një shoqëri të lodhur e cila ishte e bindur se misioni do ta luftonte korrupsionin i cili karakterizoi Kosovën që nga përfundimi i luftës dhe si problem nuk u trajtua si duhet nga UNMIKU e gjyqësia vendore”.

“EULEXI ngjashëm me UNMIKUN u krijua në bazë të kornizës 1244 dhe si i tillë vepron në Kosovë në një bazë jo shume të qartë ligjore. Kjo bëri që misioni i EULEXIT të cilësohet si një antidot i cili do të rregullonte katrahuren e lënë pas nga UNMIKU”, ka deklaruar ai.

Transformimin e kompetencave nga UNMIK-u në EULEX, Lajçi e konsideron se është bërë mbi një qasje të gabuar. Thotë se ka qenë qasje politike për të kënaqur apetitet e Serbisë.

Po ashtu thekson se UNMIK-u pas ardhjes së EULEX-it në Kosovë u shndërrua në një vegël të panevojshëm.

Mendoj qe transferimi i kompetencave nga UNMIKU tek EULEXI nuk është bërë mbi një qasje logjike, ne kontrast qasja ka qenë politike. E them këtë pasi që për të kënaqur apetitet e Serbisë si dhe për tu pozicionuar në një pozite neutrale, misioni i UNMIKUT nuk u shua edhe pas futjes së misionit të EULEXIT”.

“Edhe pse me kompetenca të ndryshme ardhja e EULEXIT e zbehu edhe më shumë rolin e UNMIKUT dhe shtoj thirrjet për përfundimin e këtij misioni. Mirëpo siç e thash një gjë e tillë nuk ndodhi dhe UNMIKU u shndërrua në një vegël të panevojshme dhe gati pa funksion të çartë pra prania e misionit të UNMIKUT shërbente në një mënyrë “për të mbrojtur rezolutën 1244”, ka deklaruar Lajçi.

Javën e kaluar Nikki Haley, i kishte dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antoni Guterres për ta informuar për dorëheqjen e saj. Në këtë letër ajo po ashtu kishte kërkuar që Kombet e Bashkuara t’i japin fund mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Kishte konstatuar se misioni i UNMIK-ut në Kosovë është përmbushur dhe qëndrimi i saj në vendin tonë nuk ishte i nevojshëm.

“Për fat që keq, UNMIK vazhdon të mbetet i pandryshuar pavarësisht nga progresi dhe deklaratat e përsëritura nga pjesa më e madhe e Këshillit të Sigurimit, që thonë se misioni e ka përmbushur mandatin”.

“Pa një rishikim të rregullt të mandatit dhe misionit të UNMIK-ut, palë dhe politikanë të jashtëm me interesa të kundërta, vazhdojnë të mbajnë peng vlerat, kohën dhe burimet e OKB”, thuhej në letren e ish-ambasadores dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kërkesa e ish-ambasadores amerikane ne OKB, kishte shkaktuar menjëherë reagime në Serbi. Vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte konsideruar se kërkesa e Haley ishte për shkak që t’i largonte të gjitha gjurmët nga Rezoluta 1244.

“Më këtë kërkesë, ajo (Haley), dëshiron që t’i heq të gjitha gjurmët e Rezolutës 1244 dhe rendin juridik ndërkombëtar dhe të tregojë se vendimi i tyre ishte i vetmi i mundshëm, ligjërisht i vlefshëm dhe asgjë më shumë”, kishte deklaruar Vuçiq,

Sipas presidentit Vuçiq, largimi i UNMIK-ut nga Kosova dhe themelimi i ushtrisë së Kosovës, do t’ia vështirësonin punët Serbisë pasi që me këtë veprim Serbia më nuk do të mund të këtë të drejtën as për të zgjedhur dhe as për asgjë.

“Largimi i UNMIK-ut, si dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do ta çonin Serbinë në një pozitë shumë të vështirë në të cilën nuk kemi më zgjedhje, as të drejtën për të zgjedhur asgjë dhe të drejtë të bëjmë gjë tjetër veçse të mbrojmë vendit dhe popullit tonë”, deklaroi më tutje Vuçiq,


 
Loading...