Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten eksportuesi kryesor i armëve në botë. Ky fakt raportohet nga SIPRI-Instituti i Stokholmit për Paqen, sipas të cilit në krye të listë qëndrojnë edhe Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.

Diferenca mes këtyre të pestëve është se SHBA dhe Granca kanë rritur vëllimin e eksportit të armëve në mënurë të ndjeshme në katër vjeçarin e fundit, ndërkohë që Rusia dhe Gjermania e kanë ulur atë në total, ndonëse për këtë të fundit vihet në dukje rritja e eksporteve drejt Lindjes së Mesme me 109%.

Loading...

Të pesë vendet zënë 74% të shitjes së armëve në botë për vitet 2013-2017, shifër në të cilën vetëm SHBA zë 34%. Eksporti amerikan u rrit me 25% në vitet 2008-2012 dhe 2013-2017, që përbën një vëllim 58% më të lartë sesa ai i Rusisë që është në vend të dytë.

SHBA është furnizuesi kryesor i armëve për 98 vende në periudhën 2013-2017 nga të cilat Lindja e Mesme zë 49% të vëllimit, raporton SIPRI.

Një tjetër element që ka shumë rëndësi dhe vlerë edhe etike në botën ku jetojmë është fakti se piku i eksporteve amerikane u arrit nën administratën e nobelistit të Paqes, Barack Obama, marrëveshjet e të cilit i sigurojnë SHBA vendin e parë edhe për vitet në vazhdim.

Eksportet ruse ranë me 7.1% në vitet 2008-2012 dhe 2013-2017, kurse ato të Francës u rritën me 27%, të Gjermanisë ranë me 14%, kurse eksportet kineze u rritën me 38%. Rritje kanë njohur eksportet e armëve edhe në Turqi, Izrael, Kore e Jugut.

Po ku shkojnë këto armë që kushtojnë miliarda dollarë?

Një tregues ndihmues është rritja e importeve në disa vende, ku padyshim Lindja e Mesme, ku dhuna nuk ka të mbaruar është në krye të kësaj tregëtie që mbulohet gjerësisht nga përrallat për paqe dhe demokraci.

Importi në këto vende u rrit me 108% në të dyja periudhat çka përbën 32% të të gjithë importit botëror të armëve. Në vitet 2013-2017, Arabia Saudite ishte importuesi i dytë më i madh në botë, duke rritur vëllimin e blerjeve me 225%, pasuar në vendin e tretë nga Egjipti me rritje 215%, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari(në vend të 20-të).

Vendi kryesor importues ishte India në blerjet e së cilës Rusia zë 62% të totalit, por importet nga SHBA në këtë vend u rritën me 557%, një shifër domethënëse.

SIPRI vëren se importet drejt Afrikës u ulën dhe se prirja për armatosje po zhvendoset në Azi.

Ajo që ka rëndësi është se Perëndimi që luan kartën morale në botë mbetet ushyesi kryesor i konflikteve, pasi armët kanë ndikim në shtimin e tensioneve. Një tjetër element për t’u shënuar është se Siria nuk figuron në listën e vendeve kryesore për import armësh, ndonëse në konflikt total prej vitesh.


 
Loading...