Është e drejtë të thuhet se tifozët e Manchester United mendojnë se Leonardo Bonucci është hipokrit.

Loading...

Qendërmbrojtësi italian u ballafaqua me trajnerin Jose Mourinho në përfundim të ndeshjes mes Juventus dhe Manchester United, të luajtur mbrëmjen e së mërkurës në Champions League.

Anglezët arritën të merrnin tri pikët falë një përmbysjeje dramatike të rezultatit në fundin e sfidës. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Mourinho, i cili ishte ofenduar gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët bardhezinj, është futur në fushë dhe ka drejtuar dorën te veshi.

Një gjest ky që ka zemëruar mbështetësit e “Zonjës” dhe që nuk është pëlqyer nga Bonucci, i cili ka patur një debat me portugezin para se të ndaheshin nga të tjerët.

Ky moment nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të United, të cilët i kanë kujtuar nëpërmjet rrjeteve sociale italianit festimin e bërë nga ai vitin e kaluar pas golit të shënuar me fanellën e Milan kundër bardhezinjve.

“Bonuçi festoi golin e shënuar me Milan kundër Juventus dhe tani zemërohet me Mourinho-n, që u ofenduar gjatë gjithë natës”, ka qenë një nga komentet.

Një tjetër ka shkruar: “Nuk më ka pëlqyer aspak që Bonuçi e bllokoi Mourinho-n që po shkonte të duartrokiste tifozët e United. Ai festoi si i çmendur vitin e kaluar kundër Juventus-it. Italian pa klas”.

“Bonuçi, një lojtar që la Juventus-in për Milan-in dhe festoi golin e shënuar kundër bardhezinjve, po pyet Mourinho-n se çfarë po bën”, ka qenë një koment tjetër.

Një tjetër ka shkruar: “Është e pabesueshme që Bonuçi acarohet nga gjesti i Mourinho-s. I njëjti lojtar që u acaruar nga vërshëllimat e tifozëve të Juventus një vit më parë dhe më pas festoi kur shënoi. Shko në shtëpi, Bonucci”.


 
Loading...