Shkruan, Agim Kasapolli


Po e filloj me një ndodhi të vërtetë nga gazetaria shqipe: Një  biznesmen i madh, i cili pas luftës bëri pasuri marramendëse, përveç punëve “profitabile” të shumta, ka edhe një Televizion. Befasisht një pastruese i doli si  tepricë e fuqisë punëtore dhe pronari i bizneseve pastrueses i’a kumtoj vendimin se duhet të largohet nga puna. Ajo iu lut prej tokës deri në qiell që mos ta largoj  nga puna për shkak te fukarallëkut që e ka. Biznesmeni e zbuti zemrën dhe vendosi që pastruesen ta sistemoj në vendin e ri të punës-  gazetare! E shkreta, e habitur i’u drejtua pronarit se e ka të kryer vetëm shkollën tetë vjeçare dhe se nuk ka aftësi ta punojë këtë punë. Mirëpo kot ishte rrëfimi i saj karshi biznesmenit: Ajo nuk pati rrugëdalje. Ia filloj punës dhe sot e asaj dite “e kryen” këtë detyrë pa dallim prej kolegëve tjerë!

Loading...

A ju kujtohet intervista e “analistëve kosovarë» me Edi Ramen?

Në emisionin “Zona B” në TV KLAN KOSOVA, në panelin me banalista kosovarë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  luajke k..  me ta. Cuditërisht udhëheqësi i emisionit, dhe analisti i i gjithëdishëm i Kosovës, Shqipërisë, dhe mbarë shqiptarisë, Baton Haxhiu, i cili është i vetmi nga kolegët e tij gazetarë që Edi Rama nuk e radhiti në grupin e ashtuquajtur, “gazetar të kazanit”, nuk u etiketua nga popullisti Rama. Si politikan, e me pak si gazetar, ky njeri jep “kontribute”  si  “analist” edhe në emisionet televizive të Tiranës, ku edhe atje për çudi merr rolin e të gjithëdijshmit! Uzurpim klasik i sferës publike!

Shtrohet pyetja: si ndodhi që u kursye Hazreti Batoni nga kryeministri kontraverz, Rama? Si i shpëtoj kazanit ky aktor? I shpëtoj kazanit sepse Rama, Batonin e ka ndihmëskëshilltar për marrëdhënie me Serbinë. Pa Hazreti Batonin asnjëherë Vuciqi dhe Rama nuk do e kishin pas këtë dashni e jarani.

Përse Rama nuk u deklarua kundër ndarjes së Kosovës?

Ju kujtohet ajo konferenca e famshme për shtyp, në Beograd? Ju kujtohet konferenca e dy kryeministrave, Ramës dhe Vuciqit, ku në prezencën e më shumë se 100 gazetarëve të Serbisë dhe të atyre ndërkombëtarë, me të përfunduar konferenca, Vuciqi, eci deri tek foltorja dhe sapo arriti tek turma e gazetarëve,  ku në mesin e tyre ishte edhe “Hazreti Batoni”, ai u turr dhe u përshëndetet përzemërsisht me të, dhe vetëm e vetëm me të.

Po kjo  dashni e  madhe e Vuciqit me “Hazreti Batonin” kur lindi dhe si lindi? Aty për aty apo nga kohërat e “arta”të zamanit të Stanishiqit?

Mirëpo t’i kthehemi temës! I kujt është pra gazetari partiak Baton Haxhiu pasi nuk është i kazanit?

Ai është i mullarit! Po i mullarit, sepse unë për 30 vjet punë në TV, dhe pas shumë vizitave nëpër shumë televizione, nuk me ka ra rasti te shoh një skenografi ne formë të mullarit që i  përngjanë  podinës së sanës, ku zakonisht është strehim i qenit, i cili as nuk e han sanën as nuk lejon dikë  tjetër ti afrohet  podinesë!

I kam pyetur ata që ishin projektues te skenografive të TV Klan Kosovës , dhe përgjigja ishte kjo: Ka qenë kërkesë ekskluzive e Hazreti Batonit. Besoj ju ka ra rasti ta shihni ne televizion kur ngjitet shkallëve përpjetë në majë të mullarit me mysafirin e radhës.

Këtë Batoni e din pse e bënë, sepse i duhet që ti tregojë këtij mileti të trulluar dhe të akulturizuar se kjo hapësirë e lartë, e  madhërishme, i takon vetëm këtij, i cili pas luftes ne Kosovën martire, pa këtë person, në këtë vend, asnjë punë e rëndësishme nuk ishte përfunduar. A po e shifni rolin e tij në imponimin e politikave serbe edhe në Tiranë? A po lexoni sot se si po e imponon edhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë?

 Po kush është Baton Haxhiu në gazetarinë televizive të pas luftës, kur edhe e filloj këtë zanat?

Pasi e përzunë prej gazetës ” Koha Ditore”, ai bëri shumë tentativa që ta merr postin e drejtorit të RTK-së, mirëpo i hasi sharra në gozhdën e atyre që udhëheqin këtë medium publik, të cilët ishin të dëshmuar për besnikërinë që e kishin ndaj kastës së korruptuar politike, kastë që edhe sot po e ladrojnë shtetin e Kosovës.

Baton Haxhiu ishte ai që mbështeti dhe e fuqizoj krimin poltitik dhe ekonomik në Kosovë. Në studion e tij partiake me elemente bixhozi, ky njeri u dorëzohej Thacit dhe shokëve të tijë pa “luftë”. Këtu shpërfaqej fytyra e tij prej partiaku. Në këto «debate» Batoni ishte komisar politik i interesave serbe e musafirët e tij në studion e tij private ishin zëdhënesa të pushteteve vendore, ballkanike e ndërkombëtare.
Dëmet që ka shkaktuar propaganda e tij për ta ndihmuar influencën serbe, sot janë më se të dukshme për shoqërinë tonë të molisur. Por një gjë është me rëndësi. Është madhore sepse «gazetaria» e tij po kuptohet, e po shifet në publik, se i gjason më shumë “Tanjugut” serb, e «Pravda-s» ruse, sesa asaj shqiptare.

Batoni secilen herë ishte aktor i keq, jo vetëm në gazetari por edhe në politikë. Ky është aktor politik aktiv, jo në interese të kësaj shoqërie, por në interese të mbeturinave jugosllave. Simbolika e tij me u ngjitë shkallëve lartë per te realizuar nje emision televiziv, eshte tregues i një semundjejeje patologjike për të treguar fuqi dhe pushtet.

Në fund Batoni, ky ndërmjetesues i «vlerave jugosllave», duhet të na përgjigjet nëse është më e lehtë të jesh «gazetarë apo tugjar».

Loading...