Kjo është konfirmuar nga avokati i deputetit Demalijaj, Arianit Koci.

Loading...

“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë Koci.

Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Më pas i ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak. Me datë 4 tetor i ishte ndryshuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Edhe deputeti tjetër i NISMA-së, Milaim Zeka dje ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Të dy ishin arrestuar për kërcënime publike në media ndaj prokurorëve.

Kujtojmë, se dje Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lënë të lirë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka për shkak se Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

Kështu ka thënë për lajmi.net, dje (e premte), Gazmend Halilaj, avokat i Milaim Zekës.

“Klienti është liruar nga arresti shtëpiak dhe na çdo mas tjetër, pasi që prokuroria nuk ka ushtruar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak apo zëvendësimin e kësaj mase me ndonjë masë më të butë”, ka thënë Halilaj.

Edhe deputeti Milai Zeka, në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se është liruar nga arresti shtepiak dhe se ndodhet në Selanik.

“Ndoshta edhe jam liruar sepse unë për momentin jam në Selanik”, tha Zeka.

Zeka u arrestua pasi kishte kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu, duke i thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.


 
Loading...