Megan Leahy – Në momentin që vajza ime ishte 3 vjeç, nuk pranonte të mbante veshur asgjë përveç pizhameve. Çdo ditë e këshilloja, mundohesha të flisja me të, por në fund përfundoja duke i bërtitur për t’i veshur rrobat e saj. Kjo situatë nuk më pëlqente dhe fillova të urrej rutinën time në mëngjes, pasi ishte tepër e vështirë për mua të nisja fëmijën tim për në kopsht duke qarë.

Pas një prej mëngjeseve të vështira për mua, u ula në dhomën time dhe kontrollova në internet për një program që inkurajon prindërit.

Loading...

Kontaktova dhe personi e parë që m’u përgjigj i thashë se fëmija im nuk do të ndërrojë rrobat në mëngjes. Edhe pse ata më këshilluan të mos këmbëngulja për diçka që do të rregullohej, unë dëshiroja të gjeja një mënyrë për të bindur fëmijën tim që të vishej.

Fëmijët e vegjël udhëhiqen nga emocionet. Ata nuk kujdesen për një veshje të bukur dhe as për faktin se pizhamet nuk mund të vishen për të dalë. Fëmijët ndjekin atë çka i bën të ndjehen më mirë.

Sipas pediatërve kjo është shumë normale. Mënyra e tyre për të treguar atë që dëshirojnë shërben për t’i zhvilluar dhe për t’i ndihmuar të bëhen të aftë për të ndjekur dëshirat e tyre. Ju duhet të jeni ata që do të ndaloni një konflikt të pakuptimtë.

Disa mënyra si të menaxhoni këtë konflikt me fëmijën tuaj.

1) Fëmijët duan të jenë si njerëzit përreth tyre, kështu që mundohuni të keni të njëjtin lloj rrobash me fëmijën tuaj. Bëhuni një fëmijë përsëri, nëse ai do që të mbajë veshur pizhamet gjatë gjithë ditës atëherë përshtatuni. Ai do të fillojë të humbasë dëshirën për të luftuar me ju.

2) Diskutoni në mënyrë të qetë. Tregojini se në vende të ndryshme vishen rroba të ndryshme. Mos i tregoni se çfarë duhet të veshë dhe të krijoni diskutime, ju duhet thjesht ta bindni.

3) Ju duhet t’i tregoni fëmijës tuaj se ju pëlqen mënyra se si ai pëlqen të vishet. Duhet ti kushtoni vëmendje dëshirave të tij. Kjo mënyrë tregon bashkëpunim dhe shmang mëngjeset e pakëndshme.

4) Ju duhet të keni besim se fëmija juaj dhe thjesht ta mësoni se si vishet, nga ana tjetër duhet të mësoni vetën si të silleni në raste të tilla.

*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/


 
Loading...