Mënyra sesi Ernesto Valverde ka përdorur mesfushorin e Barcelona-s Rafinha ka qenë e çmendur dhe për këtë arsye ai mund të largohet nga klubi në janar, sipas babait të lojtarit Mazinho.

Pas rikthimit te Barcelona këtë sezon, Rafinha ka synuar të luajë rregullisht në Camp Nou, por ai është aktivizuar vetëm katër herë dhe kjo situatë po e shqetëson shumë lojtarin bashkë me babanë e tij.

Loading...

“Është e çmendur,” shprehet ish-lojtari i Brazilit Mazinho. “Ai nuk po kupton asgjë (për arsyen e mosaktivizimit).

“Vetëm trajneri e di arsyen pse ai nuk luan dhe e vërteta është se duhet të mundohemi ta rikthejë Rafa-n të luajë rregullisht.

“Te Barcelona, ai luan tre ndeshje radhazi dhe pastaj mbetet në stol. Trajneri ka mënyrën e tij të punuarit, por Rafa ka bërë një fazë përgatitore shumë të mirë dhe ka zhvilluar disa ndeshje spektakolare, kështu që nuk e kupton situatën.

“Duhet të shohim për një largim pasi këtu është një situatë shumë e komplikuar. Ka dy vite që gjendja nuk ndryshon dhe ne do të shohim për një klub që do t’i mundësojë 30 apo 40 ndeshje në sezon.

“Barcelona i ka dhënë dritë jeshile transferimit dhe lojtari është i lumtur, kështu që do të bashkëpunojmë.”

Loading...